E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Abissnet" shton kapacitetin e rrjetit

 

 

Linku i ri zgjidh përfundimisht problemet sporadike me shpejtësinë, të vëna re muajt e fundit

Kompania "Abissnet", e njohur si lider në dhënien e shërbimeve të internetit në Shqipëri, njofton që ka aktivizuar lidhjen me Malin e Zi. Sipas "Abissnet", linku do të zgjidhë problemet sporadike me shpejtësinë, të vëna re muajt e fundit.

Linku i "Abissnet" me Telekomin e Malit e Zi, u bë aktiv në datën 4 Prill. Lidhja e re shton 2 herë kapacitetin ndërkombëtar për përdoruesit e "Abissnet".

Aktivizimi i linkut, zgjidh përfundimisht problemet me shpejtësi të ulëta në disa orë të ditës, të vëna re në rrjetin e "Abissnet", të cilat u shkaktuan nga rritja e menjëhershme e numrit të abonentëve dhe vështirësitë burokratike në dhënien e licencave që do t'i lejonin "Abissnet" të shtonte kapacitetin.

Përmirësimi i shpejtësive të download dhe qëndrueshmërisë në rrjet, do të jetë i dukshëm menjëherë për përdoruesit.

Lidhja e re me Malin e Zi dhe lidhja që po përfundohet me Kosovën, do të eliminojë probleme të ngjashme në të ardhmen dhe i mundëson "Abissnet" garantimin e shpejtësive edhe më të larta dhe të përmbushë çdo kërkesë nga konsumatorët shqiptarë.

Lidhja është kryer me fibër optike dhe shërben për kalimin e trafikut ndërkombëtar të internetit në Shqipëri. "Abissnet" mund të kalojë një trafik deri në 800 Mbps nga kjo lidhje me Malin e Zi - një kapacitet ky 2.5 herë më i lartë se kapaciteti total që hynte më parë në Shqipëri, nga të gjithë provideret e internetit.

Në shtator 2007 "Abissnet" prezantoi për përdoruesit shqiptarë, për herë të parë, paketa interneti për familje, me çmime që fillojnë nga 9.95 euro në muaj. Interesi në publik ishte i jashtëzakonshëm dhe vendosja e lidhjeve të fundit është një nga hapat që mundëson shërbimit cilësor për numër shumë më të lartë abonentësh.

Përdoruesit ekzistues të paketave familjare të "Abissnet" do të ngrihen një paketë më lart dhe do të hiqen të gjitha limitet në download, për muajin Prill.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›