Shfrytëzimi barbar i lumenjve “zhduk” 5 ha tokë në Cakran
21/02/2010 Banorët fajësojnë firmat e inerteve. Kryekomunari Korçari: Do u heqim licencat
FIER- Dëmtimi i tokës në fshatin Varibop të komunës së Cakranit ka alarmuar jo vetëm fermerët, por edhe kryetarin e komunës Vladimir Korçari, i cili ka kërkuar prej institucionit të prefektit dhe basenit ujor, marrjen e masave të menjëhershme për frenimin e fenomenit të gërryerjes së tokës nga lumi Vjosë.
Barbaria
Sipas Korçari-t, rreth 5-ha tokë përgjatë shtratit të lumit Vjosë janë zaptuar prej mbretërisë së ujit dhe janë zhdukur nga inventari i tokës, dukje ju shtuar atij të lumit. “Probleme me tokën ka në fshatin Varibop, ku ka gërryerje të shumta të lumit dhe janë zhdukur afërsisht 5 ha tokë. Shkarjet, gërryerjet, dëmtimet e tokës në komunën tonë nuk kanë të bëjnë me reshjet e shiut, pasi struktura e tokës është e konsoliduar dhe asnjëherë nuk kemi pasur rrëshqitje masive të dherave”, tha Korçari. Ky i fundit fajëson firmat e ndërtimit, të cilat kanë shfrytëzuar barbarisht, jashtë të gjitha parametrave tekniko-ligjor, inertet e lumit Vjosë. Madje kryekomunari ka kërkuar jo vetëm penalizimin e tyre, por dhe heqjen e lejes së shfrytëzimit të inerteve. “Firmat e ndërtimit, të cilat kanë marrë dhe shfrytëzuar zhavorrin dhe rërën e lumit Vjosë për ndërtimin e autostradës Fier –Tepelenë, janë treguar të pamëshirshme në shfrytëzimin e inerteve. Ato i kanë marrë plotësisht inertet, duke bërë që lumi të gërryejë tokën e butë, të fushave që shtrihen përgjatë shtratit të tij. Për këtë qëllim ne kemi folur me institucionin e prefektit dhe me drejtorin e basenit ujor dhe nesër në Cakran zhvillohet një takim për heqjen e licencës firmave të ndërtimit, që kanë shfrytëzuar inertet e lumit Vjosë. Kemi vendosur që t’u hiqet e drejta për shfrytëzimin inerteve, nuk do të lejojmë dëmtimin e mëtejshëm të shtratit të lumit”,- tha Korçari.