E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, pushuesi kosovar rrezikoi mbytjen

 

SARANDË- Mesditën e djeshme pushuesi kosovar Dukagjin Rragami, 25 vjeç , nga Gjakova, i ardhur në Sarandë për pushime ka rrezikuar të mbytet në det. Ka qenë alarmi i dhënë nga plazhistët e tjerë që ka bërë të mundur mbërritjen urgjent të grupit të gatshëm të policisë kufitare. Me ndërhyrjen e tyre, policët, kanë arritur t’i vijnë në ndihmë të rrezikuarit dhe ta shpëtojnë nga mbytja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›