Sarko rrëzohet përtokë
Nga shumica e matjeve, Nikolas Sarkozi (Nicolas Sarkozy) do të duhej të ishte në një recesion të mirë. Një kohë të gjatë para se të vinte rrëzimi, Presidenti francez kishte bërë thirrje që t‘u jepej fund teprimeve kapitaliste, apele që nuk u morën shumë seriozisht atë kohë, por tani duken parashikuese. Kontrollet ndaj bankave dhe një shtet më intervencionist ‘à la française‘ sërish janë në modë. Popullata franceze nuk është aq shumë në borxhe. E vërtetë është që ekonomia e Francës është lodhur keq, por më pak se shumica e fqinjëve të saj.
OECD, me bazë në Paris, parashikon që prodhimi i përgjithshëm vjetor të bjerë me 3.3% këtë vit, krahasuar me 3.7% në Britani dhe 5.3% në Gjermani. Megjithatë, Sarko, në mënyrë të befasishme, nuk është më aq popullor në Francë. Në fakt, klasifikimi i tij ra me dy pikë në muajin prill, sipas sondazhit mujor të TNS-Sofres-it. Ai mori një ngritje të vogël pas Samitit të G20-ës në Londër, edhe pse shtypi francez e interpretoi këtë si një sukses franko-gjerman. Shifrat e tij po rrinë pezull në një nivel shumë larg lartësive, që i pati gjatë gjashtëmujorit të parë në këtë post, në vitit 2007.
Në një sondazh të vonë, shumë të anketuar shprehën besim te aftësia e unioneve të punëtorëve, sesa te Sarkozi. Edhe më dërrmues ishte sondazhi i javës së kaluar, sipas të cilit, Sarkozi ka humbur edhe gjashtë pikë të tjera. Si ta shpjegojmë këtë? Një nga arsyet është performanca absolute ekonomike. Lajmet kryesore që çdo ditë lajmërojnë humbjen e vendeve të punës dhe mbyllje të fabrikave, nuk janë ngushëllim për francezët. Ata mund të mos kenë borxhe të mëdha apo llogari të papaguara të kartave të kreditit. Por ndikimi i rënies globale ekonomike megjithatë po ndihet mprehtë. Papunësia sërish është brenga më e madhe e votuesve; shkalla e papunësisë arriti në 8.6% në shkurt. Ka mllef, sepse punëtorët e zakonshëm po paguajnë me vendet e tyre të punës. Franca i ka skandalet e veta me pagesave të fryra, si për shembull ngritja e pagës me 180%, pra në 1.3 milionë euro në vit, që pati Cirelli, ish-këshilltar i qeverisë, i cili tani është zv/president i GDF-Suez, gjiganti i energjetikës.
Votuesit i dhanë Presidentit Sarkozi merita për mënyrën se si e përballoi krizën financiare në fillim. Por, ndërsa recesioni po forcohet, dëshpërimi po rritet. Ata e kanë të vështirë të bashkojnë imazhin e Presidentit të tyre (aksion-njeri) me impotencën tij të dukshme para një krize globale. Presidenti premtoi se do të shpëtonte një fabrikë të makinerisë Caterpillar në Grenoble dhe një uzinë të gomave Continental në Picardy; qeveria dëshiron të mbajë në biznes Heuliez-in, një prodhues i pjesëve të automobilave që punëson shumë punëtorë. Megjithatë, votuesit janë të lodhur nga premtimet, pjesërisht sepse Sarkozi bën më shumë premtime nga sa mban.
Vitin e kaluar, kur Arcelot-Mittal lajmëroi mbylljen e një pjese të uzinës së çelikut në Grandangem (Franca Lindore), ai vrapoi në skenë dhe premtoi se do ta mbante të hapur. Një tjetër shpjegim është se Sarkozi nuk e dominon më skenën ndërkombëtare të diplomacisë, ashtu siç ishte kur Franca mbante Presidencën e Bashkimit Evropian, në gjysmën e dytë të vitit 2008. Francezëve u pëlqente mënyra se si Presidenti i tyre hiperaktiv vazhdimisht ishte në mes të aksionit diplomatik, duke u kapardisur nga Gjeorgjia në Lindje të Mesme dhe, duke e bërë Francën sërish të rëndësishme në botë.
Edhe tani, sondazhet tregojnë se votuesit e aprovojnë mënyrën se si Sarkozi i mbron interesat franceze jashtë shtetit, edhe pse shumica dyshojnë se ai mund të bëjë ndonjë gjë për të shpëtuar vendet e punës në Francë. Një faktor tjetër është gjendja kryesisht e tensionuar në vend. Votuesit nuk ia vënë fajin tërësisht Sarkozisë për këtë, por kjo nuk ndihmon në inspirimin e vetëbesimit tek ai.
Për herë të parë, më 1 Maj, Dita e Punëtorëve, të gjitha unionet dhe sindikatat kryesore kanë bërë thirrje për një ditë të përbashkët aksioni. Ashpërsimi i protestave ka krijuar probleme të mëdha. Shembujt përfshijnë një shpërthim të rrëmbimeve apo "kapjes së bosëve" të kompanive, të mbajtur nga punonjësit nëpër zyra gjatë gjithë natës. Protestat e studentëve kanë shkaktuar mbylljen e disa universiteteve. Peshkatarët, këtë javë, bllokuan portet e Boulognes, Calaisit dhe Dunkirkut me anije dhe barrikada të gomave në flakë. Asnjë nga këto incidente nuk janë të lidhura. Por, të gjitha këto duken legjitime në sytë e votuesve: 64% e të anketuarve, në një sondazh, thonë se të gjithë njerëzit që i bëjnë këto akte, duke përfshirë edhe bosët, nuk duhet të dënohen. Mbi të gjitha, ekziston një shqetësim se provokimi më i vogël mund t‘i bëjë gjërat shumë më keq.
Henri Guaino, njëri nga ndihmësit e Presidentit Sarkozi, tha se "rreziku politik është shumë i lartë, ashtu si rreziku i dhunës, revoltës". Duke iu referuar kryengritjes së vitit 1358, Nikolas Baverez, një komentues ekonomik, e quan këtë një veçanti ‘française‘. Franca reagon keq ndaj tundjeve ekonomike, argumenton ai, pjesërisht për shkak mungesës së institucioneve civile. Kjo ndihmon në shpjegimin e asaj se pse është aq i famshëm aksioni direkt dhe pse protestat bëhen më shpejt radikale se në vendet e tjera. Qeveria po e përgatit veten për një pranverë të vështirë, stina tradicionale e pakënaqësisë franceze. Një ngushëllim për Sarkozinë është se votuesit nuk e konsiderojnë ende të besueshme opozitën kryesore. Socialistët janë të ndarë si gjithmonë, edhe nën udhëheqësen e re, Martine Aubri. Ségolèn Rojal, kandidatja e mundur presidenciale e partisë në vitin 2007, vazhdon të kapardiset përreth, thua se është në fushatën para votimit. Nëse ndonjë parti opozitare tregon rezultate të mira në zgjedhjet evropiane në qershor, ajo do të jetë e centristëve të Bairout ose grupi i majtë radikal antikapitalist i Olivier Besancenotit, por jo socialistët. Sarkozi mund të mos jetë i popullarizuar, por ende është mbi thellësitë ku ra Shirak. Në vitin 2006, ndërsa protestat e studentëve u shpërndanë në të gjithë shtetin, vlerësimi për z. Shirak në sondazhe u shemb në vetëm 16%. Sarkozi ka një rrugë mjaft të gjatë, para se të zhytet aq thellë.