E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy-Berishës: “Samiti i Mesdheut, forcon bashkëpunimin midis vendeve”



Samiti i Mesdheut i krijuar pak ditë më parë në Paris të Francës ku dhe mori bekimin e 43 shteteve që do të bëjnë pjesë në të kërkon angazhime te reja. Këtë ia ka përcjellë nëpërmjet një letre, Presidenti francez, Nikolas Sarkozy, kryeministrit shqiptar, Sali Berisha. Ne letër, Berisha është falënderuar për rolin e tij aktiv në Samitin “Bashkimi për Mesdheun”, i cili sipas Presidentit Sarkozy do të hapë rrugë dhe vrull të ri bashkëpunimi mes vendeve anëtare. “Zoti Kryeministër, pas Samitit të Parisit për Mesdheun, dëshiroj t’ju falënderoj personalisht për rolin tuaj aktiv në suksesin që pati ky takim. Ishte shumë e rëndësishme, që ky Samit t’i jepte një vrull të ri bashkëpunimit përreth Mesdheut. Në e arritëm këtë falë vullnetit politik të përbashkët për të nisur përpjekjet për ta transformuar Mesdheun në një rajon paqeje, demokracie, bashkëpunimi dhe prosperiteti, pavarësisht vështirësive dhe skepticizmave. Na takon tani të punojmë mbi këto baza të rinovuara, për të realizuar projektet konkrete që u miratuan gjatë samitit, duke u bazuar ne sistemin e ri e të hapur të drejtimit të nismës, që për shume kohe ka qenë i ndërprerë. Ju mund të mbështeteni në vendosmërinë e Francës për të mbikëqyrur këto angazhime të reja, në cilësinë e saj si presidente e Këshillit të Bashkimit Evropian, dhe në atë të bashkë-presidentes së Procesit të Barcelonës: Një Bashkim për Mesdheun”, thuhet në letrën drejtuar Kryeministrit Berisha”, thuhet në letrën e Presidentit të Francës, Nikolas Sarkozy.

19 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›