E Diel, 1 Nëntor 2026

“Schengen”-i – Belgjika: “Qytetarët shqiptarë po respektojnë me korrektësi kriteret e lëvizjes së lirë”

25-07-2011 / Gazeta 55

Shqipëria në zyrat e Bashkimit Evropian konsiderohet si shembull pozitiv përsa i takon liberalizimit të vizave. Ky ka qenë një nga konkluzionet e Këshillit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE të datës 19 korrik në Bruksel. Drejtori i përgjithshëm i zyrës për të huajt në Belgjikë, Freddy Roosemont shprehet se qytetarët shqiptarë po respektojnë me korrektesë kushtet e regjimit të “Schengen”-it. “Pas heqjes se vizave nuk ka pasur një rritje të numrit të azilkërkuesve, që është një gjë e mirë. Vazhdon të mbetet një numër i stabilizuar, i ulët. Por kjo nuk do të thotë se ne nuk duhet të jemi të vëmendshëm. Sepse, nga vendet e tjera kemi pasur shembuj të hidhur. Pas heqjes së vizave me to, ne kemi pasur një shtim shumë të madh të azilkërkuesve. Ne jemi vigjilentë, ne jemi gjithashtu në kontakt me autoritetet shqiptare për të shkëmbyer informacione për azilkërkuesit. Deri tani ne nuk kemi të dhëna për shqiptarët që qëndrojnë ilegalisht në Belgjikë. Unë jam në dijeni se autoritetet shqiptare kanë punuar shumë për t’i informuar qytetarët së çfarë u lejohet e çfarë nuk u lejohet. Dhe kjo ka dhënë rezultatet e duhura”, tha Roosemont. Drejtori i përgjithshëm i zyrës për të huajt në Belgjikë theksoi gjithashtu se në rast se një shqiptarë do të kërkojë azil politik, kërkesa e tij nuk do të pranohet për shkak se autoritetet belge nuk do ta konsiderojnë si azilant politik një shqiptarë që e kërkon atë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›