E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëna denoncon djalin: Më rreh dhe ofendon

Durrës, 11 shkurt, NOA E dhunuar fizikisht dhe
psikologjikisht duke u rrahur, keqtrajtuar, kërcënuar e ofenduar.

Kështu e ka përshkruar gjendjen e saj të rëndë
në të cilën ndodhet një nënë nga Durrësi para forcave të policisë, ndërsa
kryente kallëzimin penal kundrejt djalit të saj.

Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA
nga forcat policore të Durrësit, sipas të cilave në qendër të kësaj ngjarje
dramatike ndodhet një grua 61-vjeçare me inicialet E.V, banuese në Durrës dhe e
martuar me tre fëmijë.

Ajo ka ngritur  e cila pretendon se është dhunuar fizikisht dhe
psikologjikisht duke u rrahur dhe keqtrajtuar, në mënyrë sistematike nga djali
i saj 33-vjeçar me inicialet E.V, lindur e banues në Durrës.

Materialet e mëtejshme iu kaluan prokurorisë për
zbardhjen e plotë të ngjarjes.

n.e/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›