E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Së shpejti bektashinjtë do të kenë edhe tempullin e tyre”

23-03-2013 / Gazeta 55

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha uroi dje të gjithë besimtarët Bektashinj me rastin e festës së Sulltan Nevruzit. Basha zhvilloi një vizitë në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve nga ku deklaroi se së shpejti Bektashinjtë do të kenë dhe tempullin e tyre. “Nga zemra dua t’ju uroj të gjithë besimtarëve bektashian gëzuar këtë ditë të madhërishme të Sulltan Nevruzit. Një urim të veçantë dua të përcjell si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, bashkisë së qytetit ku ndodhet Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve. Me këtë rast falënderoj me mirënjohje dhe përulje të gjithë klerin Bektashian me në krye baba Mondin, dhe ta siguroj për mbështetjen e plotë të qytetit, qytetarëve, timen si kryebashkiak dhe t’ju uroj këtë festë të madhërishme, gëzime paçim gjithmonë si në këtë ditë të gëzueshme dhe suksese në ndërmarrjet e mëdha siç është tempulli që shpresojmë ta inaugurojmë së shpejti”, tha kryebashkiaku Basha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›