Seanca e fundit e Kuvendit, kalon ligji për tokat ne bregdet
Autori i Lajmit: RedaksiaParlamenti është mbledhur dje në seancën e fundit plenare për këtë sesion pa praninë e opozitës. 64 deputetët e Partisë Socialiste kanë munguar edhe në këtë seancë ashtu siç kanë munguar që prej hapjes së legjislaturës për shkak të kërkesës së tyre për rinumërimin e votave të zgjedhjeve të 28 Qershorit. Pas diskutimeve jashtë rendit të ditës, Kuvendi ma miratuar ligjin e kontestuar nga opozita, “Për një shtesë në ligjin nr. 8053, datë 21.12.1995, “Për kalimin në pronësi pa shpërblim, të tokës bujqësore”, i cili bën kompensimin nga 300-750 m2 tokë për banorët e zonave bregdetare. Më tej Kuvendi ka miratuar dhe projektligjet “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar”, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, “Për një shtesë në ligjin nr. 8976, datë 12.12.2002” “Për akcizat” të ndryshuar”, aktin normativ nr. 9, datë 11.12.2009 “Për mënyrën e funksionimit e burimet e financimit të sistemit të Tachograph Digital në Shqipëri” dhe një sërë marrëveshjes me Kosovën, Malin e Zi për ripranimin e personave dhe lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve.
Ky lajm është publikuar: 24/12/2009