E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeprokurorja Rama flet për takimin me Bashën

Tiranë, 4 Shkurt NOA Prokurorja e
Përgjithshme Ina Rama zhvilloi sot një takim me Ministrin e Brendshëm Lulëzim
Basha ku tha se folën gjatë për të nxjerrë fushat kryesore ku nevojitet
thellimi i bashkëpunimit mes strukturave të Ministrisë së Brendshme, Policisë
së Shtetit dhe Prokurorisë së Përgjithshme. 

Prokurorja e Përgjithshme Rama tha se së
bashku me Ministrin e Brendshëm Basha shprehën angazhimin e plotë për të
nxitur dhe inkurajuar një bashkëpunim sa më intensiv polici-prokurori në luftën
kundër krimit të organizuar. 

Në takim u diskutua si një çështje e veçantë
edhe projektligji i ri i përgatitur për Policinë Gjyqësore dhe modalitetet
përkatëse të tij. 

Rama në një komunikatë për për mediat vuri në
dukje se me z.Basha diskutuan gjithashtu për përcaktimin e detyrave konkrete
për strukturat e hetimit të policisë dhe prokurorisë për zbatimin e
ligjitAntimafia, një instrument shumë i rëndësishëm ligjor për të goditur
krimin e organizuar dhe asetet e tij ekonomiko-financiare. 

Krahas luftës së vazhdueshme kundër
kriminalitetit, trafiqeve të paligjshme dhe trafikut të qenieve njerëzore, Rama
ka theksuar se strukturat hetimore të policisë dhe prokurorisë do të thellojnë
bashkëpunimin edhe për hetimin dhe zbulimin e krimeve të vjetra. 

Gjatë takimit mes Prokurores së Përgjithshme
Rama dhe Ministrit të Brendshëm Basha u ra dakord edhe mbi procesin e trajnimeve
të përbashkëta të prokurorëve dhe të oficerëve të policisë gjyqësore. 

e.n/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›