Identifikohet viktima e gjetur në liqen, një 50-vjeçare që vuante nga depresioni

Tiranë, 4 shkurt, NOA Update Eshtë mundur të
identifikohet nga grupi hetimor, viktima e cila u gjet e mbytur mëngjesin e
sotëm në liqenin artificial të Tiranës.
Sipas të dhënave paraprake për agjencinë e
Lajmeve NOA, trupi i pajetë i cili është vënë re nga kalimtarët në orët e para
të ditës, dyshohet të jetë ai i një gruaje 50-vjeçare me emrin Virgjinushe Duka.
Mësohet ndër të tjera, se ajo vuante nga
depresioni dhe për këtë arsye ekspertët e grupit hetimor ngritën menjëherë pistën
e vetëmbytjes së saj në ujërat e liqenit.
Ndërkaq, kjo e fundit u vërtetua edhe nga ekspertët
mjeko-ligjorë të mbërritur në vendngjarje, sipas të cilëve të gjitha gjasat janë
që viktima të jetë mbytur vetë në liqen, pasi nuk kishte asnjë shenjë dhune
ndaj saj.
Kufoma ka qenë në gjendje të padekompozuar dhe
kjo duket se ka ndihmuar në zbardhjen e identitetit si edhe shkaqeve që kanë
çuar në mbytjen e saj.
n.e/NOA