E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretari i Përgjithshëm i PPE-së, Antonio López-Istúriz uron kryeministrin Berisha për fitoren në zgjedhjet parlamentare

“Shqipëria iu besoi Ju, për të ardhmen e saj në BE”

Suksesi juaj në zgjedhje, sukses edhe për të gjithë familjen e Partive Popullore Evropiane

Kryeministri Sali Berisha ka marrë një telegram urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i Partive Popullore Evropiane, njëkohësisht anëtar i Parlamentit Evropian, Antonio López-Istúriz, me rastin e fitores në zgjedhjet parlamentare. 

Ai shprehet se suksesi në këto zgjedhje është një sukses jo vetëm për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj në BE, për të gjithë familjen e Partive Popullore Evropiane. 

“Është nder dhe kënaqësi t’ju përcjell ju dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë urimet e përzemërta me rastin e fitores së bindshme në zgjedhjet e fundit që u mbajtën në vendin tuaj. Suksesi juaj në zgjedhje është një sukses për të gjithë familjen e Partive Popullore Evropiane, e cila do të vazhdojë të jetë partneri juaj në familjen e madhe Evropiane të familjeve politike të qendrës së djathtë. Ne jemi krenarë të ndajmë të njëjtat vlera dhe ideale për një Evropë të bashkuar, duke u bazuar në principet e solidaritetit dhe prosperitet”, nënvizon në letrën e tij Sekretari i PPE-ve. 

Ai vlerëson se Shqipëria besoi Sali Berishën, për të realizuar të ardhmen e saj në BE. “Populli shqiptar provoi t’ju japë ju besimin, duke ditur se falë jush, Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, ka dorëzuar aplikimin për anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian dhe sot është anëtare me të drejta të plota e NATO-s. Duke ju përgëzuar edhe një herë për suksesin tuaj në zgjedhje, ju lutem pranoni urimet e mia më të mira”, përfundon telegramin e tij të urimit Sekretari i Përgjithshëm i Partive Popullore Evropiane, Antonio López-Istúriz”

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›