E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretarja Klinton uron presidentin Nishani: “Shqipëria dhe SHBA, marrëdhënie të shkëlqyera”

28-06-2012 / Gazeta 55

Ambasadori Arvizu i dorëzon Presidentit Nishani, letrën e urimit të Sekretares Amerikane të Shtetit

Presidenti i zgjedhur i Republikës, z. Bujar Nishani priti dje në një takim Ambasadorin e SHBA në vendin tonë Alexander Arvizu. Ambasadori Arvizu i shprehu Presidentit Nishani urimet e tij me rastin e zgjedhjes në këtë detyrë të lartë.
Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer me ambasadën e SHBA, i Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë gjatë drejtimit të tyre nga Nishani, si dhe u shpreh angazhimi për të vijuar me të njëjtin nivel bashkëpunimi. Në takim u nënvizua rëndësia e rolit të Presidentit të Republikës dhe kontributi i tij për forcimin dhe konsolidimin e institucioneve të pavarura. Ambasadori i SHBA Alexander Arvizu i dorëzoi Presidentit të zgjedhur të Republikës Bujar Nishani edhe një letër urimi, me rastin e zgjedhjes në këtë detyrë, nga Sekretarja e Shtetit e SHBA Hillary Rodham Clinton.
“Dëshiroj t’ju përcjell urimet e mia më të ngrohta me rastin e zgjedhjes tuaj si President i Shqipërisë. Unë pres që të punoj me ju për të ndihmuar në forcimin e demokracisë në Shqipëri dhe përparimin e aspiratave evropiane të popullit shqiptar. Roli juaj si President është jetik për garantimin dhe zhvillimin e demokracisë në Shqipëri dhe unë kam bindje se integriteti dhe pikëpamjet tuaja do të përputhen më së miri me përgjegjësitë e larta që i janë besuar Presidentit të Republikës. Shtetet e Bashkuara kanë angazhimin për të mbështetur punën tuaj të rëndësishme për të garantuar pavarësinë dhe efektivitetin e institucioneve shqiptare”, shkruan Sekretarja e Shtetit të SHBA Clinton, në letrën e saj të urimit për Presidentin Nishani,

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›