E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seks me dhunë, e mitura akuza komshiut

 

TIRANE - Vajza 15-vjeçare denoncon në polici 30-vjeçarin për marrëdhënie seksuale me dhunë. E mitura me iniciale Xh.R., ka bërë kallëzim në polici ndaj komshiut të saj, 30-vjeçarit F.Gj., duke e akuzuar atë se ka kryer marrëdhënie seksuale me të prej më se një viti. Në kallëzimin e saj vajza nuk ka përmendur fjalën dhunë, madje ka pranuar që asgjë nuk ka ndodhur jashtë dëshirës së saj, por kishte gjetur këtë zgjidhje për t'u ndarë nga ai. Policia ka ndaluar 30-vjeçarin me akuzën e "marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur". Edhe i arrestuari ka treguar para oficerëve të policisë se asgjë nuk ka ndodhur jashtë dëshirës së vajzës dhe se asnjëherë nuk ka ushtruar dhunë ndaj saj. Burime nga policia e Tiranës thanë se e mitura dhe i arrestuari jetojnë në banesa afër njëra-tjetrës në rrugën "Siri Kodra" dhe aty janë njohur. Vajza 15-vjeçare ka kallëzuar fqinjin e saj se që prej muajit shtator të vitit 2008 dhe në vazhdimësi F.Gj. ka kryer marrëdhënie seksuale me të, por tashmë ajo kishte vendosur që t'i jepte fund. Sipas policisë, kanë qenë familjarët e vajzës ata që e kanë detyruar të miturën të bëjë denoncim, duke ditur pasojat që përcaktohen në Kodin Penal për personat që kryejnë marrëdhënie me të mitur, edhe pse me dëshirë. Përgjegjësitë ligjore në këtë rast janë të njëjta si me dhunë, ashtu edhe me dëshirë, në këtë mënyrë policia është detyruar të arrestojë 30-vjeçarin. Policia ka marrë në pyetje personin e arrestuar, ndërsa të dy palët kanë pranuar se vajza kishte vepruar me dëshirën e saj.                            e.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›