E Diel, 1 Nëntor 2026

Sektori i minierave, fituesi më i madh në bursat evropiane

Nga Express më 30 mars 2011 në ora 21:01

Indekset e bursave evropiane të mërkurën kanë shënuar ngritje, duke iu falënderuar fitimeve të sektorit të minierave, derisa vëmendja e investuesve ishte drejtuar në të dhënat më të reja të ekonomisë amerikane.

Për shkak të sinjaleve për rikuperim nga kriza globale, fituesit më të mëdhenj janë shënuar në sektorin e minierave, me fitim mesatar prej 1,8 për qind.

Aksionet e “Vedante” kanë shënuar rritje 3,8 për qind. Ngritje të çmimeve të aksioneve ka shënuar edhe kompania gjermane e kamionëve “Man”, prej 2, 8 për qind.

Megjithatë, investuesit edhe më tej janë të shqetësuar lidhur me krizën buxhetore në eurozonë, andaj kujdes të veçantë do t’ua kushtojnë rezultatet bankave irlandeze, të cilat do të publikohen nesër.

Banka Irish Life & Permanent përkohësisht ka ndërprerë tregtimin e aksioneve të veta në tregjet në Londër dhe Dublin. Aksionet e Bank of Ireland janë dobësuar 2 për qind, derisa sektori bankar evropian mesatarisht ka shënuar ngritje të vogël.

Para përmbylljes së bursave për sot, indeksi FTSE 100 Londër është në plus 0,37 për qind, DAX Frankfurt shënoi ngritje 1,74, CAC 40 Paris është në fitim 0,91 për qind. Në Wall Street, indeksi Dow Jones aktualisht është në plus 0,62 për qind, Nasdaq 0,53 dhe S&P 500 është në fitim 0,57 për qind.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›