E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestro paketave dhe pijeve alkoolike, prangoset pronari

SHKODËR - Po dje, në rrethin e Shkodrës, seksioni i Krimit Ekonomik pranë Drejtorisë së Policisë së Shkodrës ka arrestuar 53-vjeçarin Vehbi Alivoda, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Shkodrës, arrestimi i Alivodës u bë pas një kontrolli të gjatë në dyqanit e tij, në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër, iu gjetën 39 steka me cigare të markës “Slims”, 17 steka dhe 9 paketa me cigare të markës “Marlboro”, 15 steka me cigare të markës “Mira Mar”, 14 paketa me cigare të markës “Davidoff”, 2 paketa me cigare të markës “Lovcen”, 2 paketa me cigare të markës “Winston”, 6 paketa me cigare të markës “Assos”, të cilat ishin pa pullë fiskale. Po kështu, sipas policisë, gjatë kontrollit në dyqanin e këtij shtetasi janë gjetur gjithashtu edhe 110 pulla fiskale për pije alkoolike të përdorura, 14 shishe 0.5 litërshe me pije alkoolike Uzo pa pullë fiskale, 3 shishe 0.5 litra, me pije alkoolike Ponç pa pullë fiskale. Pas arrestimit të 53-vjeçarit Alivoda, policia e këtij rrethi ia ka kaluar dosjen hetimore në ngarkim të tij prokurorisë së këtij rrethi, ku është ngritur edhe akuza e “tregtimit të mallrave kontrabandë”, “ruajtjes dhe depozitimit të mallrave kontrabandë” dhe “falsifikimit të stampave”.

15 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›