E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohen makinat e bixhozit

Sarandë

Sektori kundër krimit ekonomik-financiar në Komisariatin e Policisë së Sarandës ka sekuestruar dje makineritë e dy lokaleve të basteve sportive dhe një lokali të lojërave të fatit. Kjo masë është marrë, pasi veprimtaria e ushtruar prej tyre është vlerësuar e paligjshme. Kështu ka ndodhur me dy lokale të basteve sportive me pronar Thoma Veipin, si dhe me një “kazino” me pronare Ilda Zahon. Të tria lokalet ndodhen në lagjen nr. 2 të Sarandës. Burime nga policia thanë se këto pika të lojërave të fatit mbaheshin prej kohësh në vëzhgim, pasi informacioni i marrë në rrugë operative i identifikonte ato si pika shërbimi në të zezë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›