Sekuestrohen pronat e Yassin Kadi
Ministria e Financave ka ndërmarrë një aksion për sekuestrimin e pronave të sheikut Yassin Kadi, që ndodhen në qytetin e Tiranës. Dje inspektorët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, që varet nga dikasteri i financave, është paraqitur në disa prej lokaleve dhe ambienteve që janë dhënë me qira nga shoqëria e Kadi dhe që ndodhen kryesisht në Rrugën e Durrësit. Sipas disa prej qiramarrësve që ushtrojnë aktivitetin e tyre të biznesit në këto lokale, atyre u është kërkuar që të prishin kontratat që kanë me shoqërinë "Loxhall" shpk., e cila është një nga shoqëritë e Kadi në Shqipëri dhe t‘i rilidhin kontratat me Ministrinë e Financave. Objekt i këtij kontrolli nga inspektorët e agjencisë mësohet se janë bërë tetë dyqane, në të cilat ushtrohen aktivitete të ndryshme, duke filluar që nga argjendaritë, dyqanet e veshjeve etj.
Subjektet që kanë marrë me qira objektet, fillimisht e kanë kundërshtuar urdhrin e agjencisë për nënshkrimin e kontratave të reja, pasi ai ka qenë verbal. Por kërkesat e inspektorëve janë bërë edhe më insistuese, madje duke kërcënuar se ndaj bizneseve do të merreshin masa. Në këto kushte duket se 6 nga qiramarrësit kanë nënshkruar kontratën me Ministrinë e Financave, ndërsa për dy të tjerë, që nuk ju bindën këtij urdhri, janë ndëshkuar. Policia Tatimore u ka bllokuar atyre aktivitetin, duke u mbyllur dyqanet, deri në firmosjen e kontratave me ministrinë. Burimet zyrtare të Ministrisë së Financave nuk kanë dhënë ndonjë informacion lidhur me këtë aksion, por qiramarrësit e dyqaneve thanë se si bazë ligjore atyre u ishte paraqitur një urdhër i ministrit të Financave për sekuestrimin e këtyre ambienteve.
Ministria e Financave ka nxjerrë disa urdhra për sekuestrimin e pronave të sheikut Yassin Kadi, që kur emri i tij u përfshi në një listë të OKB-së si financues i terrorizmit. Prokuroria shqiptare në dhjetor të vitit të kaluar deklaroi se kishte mbyllur të gjitha hetimet në ngarkim të Kadi, për lidhjet e tij me terrorizmin, pasi nuk kishte gjetur asnjë provë domethënëse që të mund ta fajësonte sheikun. Aktualisht në Gjykatën e Krimeve të Rënda në kryeqytet është duke u zhvilluar një proces gjyqësor në ngarkim të Hamzeh Abu Rayyan, i cili është administratori i pronave të Kadi në Shqipëri. Ai akuzohet se ka fshehur fondet që ka vjelë nga objektet e dhëna me qira. Por vetë Rayyan e ka kundërshtuar këtë akuzë, duke thënë se shuma për të cilën ai akuzohet, rreth 10 milionë lekë, është përdorur për pagesat e punëtorëve dhe udhëtimet e tij drejt Arabisë Saudite, ku ndodhet Yassin Kadi.
Avokatët e sheikut: Veprim arbitrar, nuk ka vendim gjykate
Reagimi i avokates së Kadi ka qenë i menjëhershëm. Në një njoftim për median, të shpërndarë në orët e mbrëmjes së djeshme, avokatja Liljana Ruli e ka cilësuar si arbitrar veprimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Sipas saj, deri tani "nuk ka asnjë vendim gjykate të formës së prerë për sekuestrimin dhe as për caktimin e administratorëve të tjerë për pronat e Yassin Kadi dhe për këtë arsye urdhri i ministrit të Financave për vendosjen e sekuestros dhe për marrjen në administrim të pasurisë nuk mund të ekzekutohet". Gjithashtu, përfaqësuesja ligjore e Kadi ka denoncuar mënyrën se si u është komunikuar urdhri qiramarrësve. "Në një mënyrë skandaloze prezantimi, inspektorët e shtetit u kanë lënë për njoftim qiramarrësve disa copa letrash me shkrim dore, ku ishin të shënuara disa adresa interneti, ku ata mund të gjenin bazën ligjore mbi të cilën po kryhej ky veprim", thuhet në deklaratën e Rulit.