E Diel, 1 Nëntor 2026

Selimi ngulmon: Më nevojitet një mesfushor i krahut të majtë



Luftëtari, nga dje ka hyrë në javën e pestë të përgatitjeve në kuadër të sezonit të ri futbollistik. Seanca e paradites së djeshme është spostuar në palestrën e pallatit të sportit teksa pasdite ka vijuar me vrapime të gjata, ushtrime me karakter të ndryshim fizik, duke i dhënë përparësi lojës me top. Për trajnerin Ilir Selimi, kontingjenti bluzi ka domosdoshmëri jetike gjetjen e një mesfushori të majtë tipik. Ishte pikërisht takimi i parë miqësor me Tepelenën, ai që bën evident insistimin i teknikut, teksa edhe njëherë do t’i mëshonte këtij fakti. Pasi i ka bërë një përmbledhje të shkurtër skuadrës në fund të sfidës miqësore të së shtunës, Selimi për “Panorama Sport” thotë: “Nuk luhatem nga mendimi që kam shprehur edhe më parë. Afrimi i një mesfushori të majtë tipik pranë ekipit është i domosdoshëm. Një arsye më shumë për të insistuar në këtë drejtim është paraqitja e skuadrës në takimin miqësor me Tepelenën. Ekipi nuk ishte ai që pritej, edhe pse jam i vetëdijshëm se jo gjithçka do të ecte në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi ishte vetëm ballafaqimi i parë në këtë pragpërgatitjesh. Loja e krahut të majtë la për të dëshiruar, ndaj nuk na mbetet gjë tjetër veçse të afrojmë lojtarin e duhur për të kryer këtë funksion”, - përfundon trajneri.
Huazimet
Testi miqësor me Tepelenën, shërbeu jo pak për disa prej bluzinjve gjirokastritë, teksa u aktivizuan për ngjyrat e skuadrës vendëse të Tepelenës. Kur kujtojmë që disa futbollistë të Luftëtarit kanë kaluar në formë huaje te tepelenasit. Kjo do të jetë një mundësi e artë për lojtarë si, Kroraj, Kasma, pse jo dhe të tjerë. Duket se shkolla gjirokastrite po bën që lojtarët të dalin jo vetëm për ekipin e parë të Luftëtarit, por edhe për skuadrat tjera të Prefekturës. Tomorr Shehu

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›