E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selman Riza, Nderi i Kombit, nderohet nga Presidenti Topi gjuhëtari i njohur

Gjuhëtari i njohur Selman Riza nderohet me titullin "Nderi i Kombit" pas vdekjes. Në një ceremoni solemne Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi i ka dhënë këtë çmim të lartë profesorit të shquar në 100 vjetorin e tij të lindjes. Me motivacionin e shkencëtarit të shquar i cili dha një kontribut shumë të rëndësishëm në zhvillimin e albanologjisë .
Selman Riza një njeri me vullnet të jashtëzakonshëm, njerëzor, korrekt e këmbngulës për punën e tij la pas një pasuri të paçmuar në praktikën pedagogjike dhe në lëmin e studimeve gjuhësore. Veprën e tij e ka vlerësuar edhe akademiku kosovar Besim Bokshi ku mes të tjerash ai theksoi se sjellja e Rizës duhet ndjekur edhe nga studiuesit e sotëm.
Duket qartë se Presidenti i Republikës Bamir Topi po nderon të gjithë ata personalitete që kanë dhënë kontribute të rëndësishme Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›