E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seminari; Eksperiencë spanjolle për Avokaturën e Shtetit në Shqipëri



“Avokatura e Shtetit në Shqipëri dhe Eksperienca Spanjolle” është tema e seminarit që ka nisur dje në Tiranë nga ambasada e Spanjës në Tiranë, nëpërmjet Agjencisë Spanjolle të Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim dhe Ministrisë së Drejtësisë të Shqipërisë. Ky seminar është pjesë e projektit “Mbështetje në forcimin dhe konsolidimin e Avokaturës së Shtetit Shqiptar”, zbatuar nga Agjencia Spanjolle e Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Zhvillim, në bashkëpunim me Avokaturën e Përgjithshme të Shtetit në Spanjë. Burime nga Ministria e Drejtësisë thanë se zbatimi i këtij projekti synon të japë një kontribut në fuqizimin e shtetit ligjor në Shqipëri nëpërmjet konsolidimit të Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit dhe përmes përmirësimit të organizimit të saj të brendshëm, rritjen e kapaciteteve të saj, hartimin e një plan-trajnimi të vazhdueshëm për Avokatët e Shtetit dhe përmirësimin e koordinimit ndërmjet institucioneve. Gjatë zbatimit të këtij projekti do të realizohet gjithashtu edhe reforma e Ligjit të Avokaturës së Shtetit në Shqipëri, e cila do të marrë si model bazë ligjin e Avokaturës së Shtetit të Spanjës, duke qenë kështu ky projekti i parë në të cilin eksportohet modeli spanjoll në një shtet tjetër. E udhëhequr nga nëndrejtori i përgjithshëm i Shërbimeve të Grindjeve Gjyqësore të Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit, do të marrin pjesë gjithashtu ekspertë shqiptarë, një gjyqtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe katër Avokatë të Shtetit spanjoll. Hapja e këtij takimi ka qenë dje objekt i një ceremonie përurimi në selinë e Ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri nga ana e vetë Ministrit Enkelejd Alibeaj; Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit, Abaz Deda; ambasadorit të Spanjës në Shqipëri, Manuel Montobbio, dhe nëndrejtorit të përgjithshëm të Shërbimeve të Grindjeve Gjyqësore të Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit, Manuel Rivero González, në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësues të ndryshëm të institucioneve të shtetit shqiptar si dhe mediat e komunikimit. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Drejtësisë, objektivat e përgjithshme që kërkohen të arrihen nëpërmjet këtij projekti janë: kontribuimi në fuqizimin e shtetit ligjor në Shqipëri nëpërmjet konsolidimit të Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit si dhe nëpërmjet përmirësimit të organizimit të saj të brendshëm, rritjen e kapaciteteve të saj përfaqësuese në veprimet kundrejt Gjykatave Ndërkombëtare, hartimin e një plan-trajnimi të vazhdueshëm për Avokatët e Shtetit dhe përmirësimin e koordinimit ndërmjet institucioneve. Gjatë zbatimit të këtij projekti do të realizohet gjithashtu edhe reforma e Ligjit të Avokaturës së Shtetit në Shqipëri, e cila do të marrë si model bazë, ligjin e Avokaturës së Shtetit të Spanjës, duke qenë kështu ky projekti i parë në të cilin eksportohet modeli spanjoll në një shtet tjetër. Është parashikuar që gjatë seminarit të trajtohen tema të tilla si: funksionet e zakonshme të Avokaturës së Shtetit në Spanjë, modeli i Juridiksionit të Grindjeve Gjyqësore-Administrative spanjolle, funksionet e grindjeve gjyqësore dhe këshillimore (marrje në punë, raporte, asistencë ndaj organeve të Departamenteve të Ministrive, projekt-ligje), analiza e modelit të veprimit ndërkombëtar që ka Avokatura e Përgjithshme e Shtetit si dhe analizimi dhe shpjegimi i sistemeve të hyrjeve në Trupin spanjoll të Avokatëve të Shtetit dhe të hyrjes në ushtrimin e funksioneve si Avokat i Shtetit. Në fjalën e tij, ambasadori Montobbio, theksoi se ky seminar është një hap i parë shumë i rëndësishëm për vënien në mënyrë të përbashkët të modeleve të Avokaturës së Shtetit spanjoll dhe shqiptar për fuqizimin e këtij institucioni dhe për reformën e Ligjit të Avokaturës së Shtetit për Shqipërinë e cila do të realizohet gjatë javëve të ardhshme. Më tej ambasadori u shpreh se projekti “Mbështetje për konsolidimin e Avokaturës së Shtetit Shqiptar” është komponent i përpjekjeve të reformës gjyqësore dhe të fuqizimit të shtetit ligjor në Shqipëri, të ndërmarra edhe në fusha të tjera të rëndësishme në të cilat bashkëpunimi spanjoll është implikuar”. Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, delegacioni spanjoll do të punojë ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë në Shqipëri, me Komisionin Ligjor të Parlamentit, ashtu si dhe me institucione të tjera të rëndësishme me qëllim që t’i shoqërojë ata gjatë procesit të reformimit dhe konsolidimit. Nga ana e tij, ministri Alibeaj theksoi kompromisin e tij në bashkëpunimin për zhvillimin e këtij projekti dhe shprehu rëndësinë e miratimit të Ligjit të Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit si një hap të rëndësishëm për përmirësimin e organizimit të këtij institucioni dhe rritjen e kompetencave të saj. Gjithashtu, ministri falënderoi përpjekjet e vazhdueshme të Spanjës për kontributin e dhënë në reformën e drejtësisë dhe në konsolidimin e Shtetit Ligjor në Shqipëri në të gjitha fushat e rëndësishme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›