E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: BE, e anagazhur për integrimin e Shqipërisë

Ambasadori i BE-së në Tiranë zhvilloi sot një pritje me rastin e 9 majit, Ditës së Europës. Pas interpretimit të himnit tonë kombëtar dhe himnit të Bashkimit Europian, ambasadori Sequi përshëndeti të gjithë të ftuarit në gjuhën shqipe.
 

“Gëzuar ditën e Europës. Jam i lumtuar që ndohem sot mes jush, jam i lumtuar që ndodhem në Shqipëri në këtë vend që më ka pritur me shumë ngrohetësi” theksoi në shqip ambasadori Sequi.
 

Më tej ambasadori Sequi duke bërë një përmbledhje të historisë së Bashkimit Europian theksoi se sot Bashkimi Europian është një kontinent i bashkuar dhe kontinent i demokracisë.
 

“Sot Bashkimi Europian është kontinenti i lirisë i demokracië, i paqes dhe tregëtisë së lirë” theksoi Sequi.

Ambasadori Sequi theksoi gjtihashtu se BE-ja është e angazhuar për integrimin e Shqipërisë në BE por shtoi se angazhimi për këtë proces të rëndësishëm është përgjegjësi e vetë Shqipërisë.
 

“Unë kam besim se për integrimin do të mobilizohen të gjitha energjitë që të bëhet realitet objektivi jonë i përbashkët, integrimi në BE. Kam besim që ky process do të realizohet dhe do të jetë angazhim i përbashkët i Shqipërisë dhe Europës” theksoi më tej Sequi.

Në pritje merrnin pjesë ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu, kryeministri Berisha, zv. kryeministri dhe njëherësh ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto, kryeparlamentarja Topalli, ish-lideri i opozitës Fatos Nano si dhe personalitete nga politika dhe drejtues të mediave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›