Serbët në Shtërpcë ndërpresin mësimin

Derisa nxënësit shqiptarë të komunës së Shtërpcës vazhdojnë mësimin normalisht, nxënësit serbë të kësaj komune që nga e hëna e kanë ndërprerë mësimin.
Ky vendim ka ardhur nga organet paralele serbe të kësaj komune, të cilat vazhdojnë ti përgjigjen Beogradit dhe jo Ministrisë së Arsimit të Kosovës. Ky vendim për ndërprerjen e mësimit thuhet se është marrë nga rreziku i përhapjes së gripit të derrave, megjithëse në këtë komunë, ende nuk është shënuar asnjë rast i tillë.
Ndërprerjen e mësimit në shkollat ku mësojnë nxënësit serbë e ka konfirmuar edhe Sadik Ymeri, shef i sektorit në Drejtorinë Komunale të Arsimit në komunën e Shtërpcës.
Ndërprerja e mësimit nga organet paralele në komunën e Shtërpcës nuk i ka dëmtuar nxënësit shqiptarë, të cilët mësojnë në objekte të ndara nga ta, madje edhe në fshatin Biti e Epërme, ku jeton komuniteti i përzier. Në shkollën e këtij fshati edhe të enjten mësimi është mbajtur normalisht.
Ymeri ka thënë se janë në kontakt të vazhdueshëm me MASHT-in dhe se një herë për njëherë nuk ka plane për ndërprerjen e mësimit.