Veriu akuzon Beogradin për heqjen e barrikadës

“Me heqjen e barrikadës, presidenti Boris Tadiq ka hedhur themelet e vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa i jep kontribut instalimit të institucioneve shqiptare në veri”, thuhet në komunikatë e Këshillit Kombëtar Serb.
Sipas së njëjtës, “serbët e Kosovës nuk do të frikësohen nga këto aksione brutale të policisë dhe nuk do të ndalojnë të luftojnë, me të gjitha mjetet legjitime, kundër instalimit të institucioneve shqiptare dhe kundër shqiptarizimit të veriut të Kosovës”, transmeton Evropa e Lirë.
Në zonën neutrale mes Kosovës e Serbisë, afër pikës kufitare në Jarinë, dhjetëra persona të panjohur kanë hequr barrikadën dhe kanë prishur tendën në të cilën kujdestaronin serbët.
Barrikadat në pjesën veriore të Kosovës janë ngritur nga serbët që nga vera e kaluar, si reagim ndaj dërgimit të policëve dhe doganierëve kosovarë në pikat kufitare me Serbinë.
Heqja e tyre ka qenë një nga kushtet që Bashkimi Evropian i ka vënë Serbisë si kusht për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në këtë mekanizëm.
I ashtuquajturi ministër për Kosovës në Republikën e Kosovës, Goran Bogdanoviq tha sot, gjatë bisedës me shefin e EULEX-it Xavier de Marnack në Beograd, se Serbia po bënë çdo gjë që misionit të BE të mundësoj qarkullimi e papenguar në tërë territorin e Kosovës për të realizuar mandati i besuar, njofton agjencia serbe e lajmeve Beta.