E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia kërkon model të ri për Kosovën

Nga Express më 22 gusht 2011 në ora 13:31

Zëvendës kryeministri i Serbisë, Bozidar Djelic ka thënë për radion kombëtare të Gjermanisë, Deutschlandradio që Beogradi nuk do ta pranoj pavarësinë e njëanshme të Kosovës, por ka thënë se atyre ju nevojitet një zgjidhje model që i përshtatet të dyja palëve.

Djelic ka thënë se problemi administrativ në kufijtë verior të Kosovës mund të zgjidhen në të ardhmen e afërt, por kjo mund të arrihët me ndihmën e BE-së.

“Ne na nevojitet Evropa për këtë, ku ne duhet punojmë përmes dialogut. Është për keqardhje që Prishtina kishte dërguar polici speciale në vijën administrative të veriut. Kjo ishte kontrapreduktive. Ne mund të zgjidhim gjithçka përmes dialogut, bashkë me Gjermaninë dhe me Kombet e Bashkuara. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër të paqes në Ballkan përpos kësaj forme”, tha Djelic.

Zëvendës kryeministri për integrime evropiane tha se shtetit të tij i nevojitet një model për të zgjedhur problemin e Kosovës.

“Nuk ka asnjë model perfekt, por ne duhet ta gjejmë një model special për marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë. Jam i bindur që mund ta gjejmë një”, tha Djelic, duke shtuar se Serbia nuk do ta njoh Kosovën me kufijtë e saj të tanishëm administrativ.

“Është e pamundur të pranohet pavarësia e shpallur në vitin 2008, por bashkë mund të gjejmë një zgjidhje”, tha Djelic.

Djelic beson se vizita e nesërme e kancelarës Angela Merkel në Beograd është shumë e rëndësishme.

“Është e rëndësishme për ne – për Serbinë dhe për Ballkanin”, tha i.

Ai pret që Merkel të shpreh mbështetjen e saj për Beogradin, duke shtuar se Serbia ka pasur një kontribut të madh të Gjermanisë dhe Evropës në rindërtimin e saj.

“Ne mund të punojmë së bashku, me Gjermaninë dhe Evropën për të ecur përpara në aspektin kulturorë, ekonomikë dhe të sigurisë. Është veçanërisht e rëndësishme që Merkel të vij dhe të shohë vet atë çfarë kemi bërë deri me tani”, tha në fund Djelic.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›