Serbia në konfuze, Tadiç kundër hyrjes në NATO
Presidenti serb Boris Tadiç përjashton një hyrje të vendit të tij në NATO duke konfirmuar se Serbia do të mbetet vend me neutralitet ushtarak. “Kjo qeveria nuk ka ndërmend të organizojë një referendum mbi futjen e Serbisë në NATO. Askush nuk ka ndërmend të ndryshojë rezolutën e parlamentit mbi neutralitetin ushtarak, dhe askush nuk mendon të integrojë Serbinë në NATO”- ka thënë Tadiç. Por në të njëjtën kohë ka konfirmuar impenjimin e Beogradit në programin e partnershipit për paqen me Aleancën e Atlantikut, faza tjetër e të cilës ka thënë, do të përcaktohet brenda mandatit të qeverisë aktuale. Raporti mes Beogradit dhe NATO-s janë rënduar mjaft nga bombardimet që NATO ndërmori kundër Serbisë në 1999, gjatë luftës në Kosovë. Në kryeqytetin serb janë ende disa godina të shkatërruara gjatë bombardimeve për të kujtuar sulmet e NATO-s. Kohët e fundit në Serbi në perspektivën për hyrjen në BE, është hapur debati për mundësinë e anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut Verior.
Australi
Shenja proteste ndaj Izraelit
Australia thirri ambasadorin e Izraelit në shenjë proteste rreth përdorimit të tre pasaportave australiane për pjesëtarët e skuadrës që vrau në Dubai një nga drejtuesit e Hamasit. Dyshohet se Mosadi, shërbimi izraelit i zbulimit, qëndron pas vrasjes.
Kryeministri australian, Kevin Rud, theksoi se Australia “nuk do të heshtë rreth kësaj çështje”. Më herët edhe Bashkimi Europian kishte shprehur kundërshtimin ndaj përdorimit të pashaportave fallco evropiane për pjesëtarët e së njëjtës skuadër. Ministri i Jashtëm i Izraelit ka deklaruar se nuk ka asnjë provë që vendi i tij të jetë i përfshirë në vrasjen e 20 janarit në Dubai.
Ukrainë
Janukoviç zyrtarisht President i ri i vendit
Kryeministrja Julia Timeshenko nuk e pranon fitoren e Viktor Janukoviçit edhe pse vazhguesit ndërkomëbtarë i konsideruan në ndershme. Humbësi i Revolucionit të Portokalltë në Ukrainë në vitin 2004, ka marrë zyrtarisht postin e Presidentit të vendit gjatë një ceremonie në parlament pas zgjedhjeve në fillim të këtij muaji. Kundërshtarja e tij në këto zgjedhje, kryeministrja Julia Timoshenko, ka thënë se ai ka fituar përmes mashtrimit. Ajo nuk pranon të njohë fitoren e zotit Janukoviç, megjithëse vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se zgjedhjet ishin të ndershme.
Turqi
Shkon në 20 numri i oficerëve të arrestuar
Ka shkuar në 20 numri i oficerëve turq të akuzuar se kanë projektuar një grusht shteti për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Taip Erdogan. Lajmin e ka bërë të ditur një gjykatë e Ankarasë, e cila ka urdhëruar arrestimin e tetë zyrtarëve të tjerë. Arrestimet e para u bënë ditën e hënë, kur rreth 40 zyrtarë, shumica e të cilëve ishin ushtarakë, u konsideruan përgjegjës për organizimin e një grushti shteti. Autoritetet thanë se ata kishin planifikuar që të krijonin kaos duke bombarduar xhamitë si dhe duke rrëzuar aeroplanë ushtarak.
Gjatë dy viteve të fundit, më shumë se 200 vetë janë arrestuar nën akuza të ngjashme.
Indi
Zhvillohen bisedimet e para me Pakistanin
Sekretarja indiane e Punëve të jashtme, Nirupama Rao thotë se bisedimet me homologun e saj pakistanez, Salman Bashir shënuan një hap përpara drejt rindërtimit të besimit mes dy vendeve. Të dy kryediplomatët u takuan në Nju Delhi për bisedimet e para zyrtare mes dy vendeve që pas sulmeve terroriste në Bombei në vitin 2008. ipas njoftimeve në mediat indiane, zonja Rao i tha zotit Bashir se Pakistani nuk kishte bërë sa ç’duhej për të hetuar sulmet dhe përfshirjen grupeve militante me bazë në Pakistan. Përpjekjet e Pakistanit për të shtypur terroristët në vend, ishte çështja parësore për Indinë në takimin e djeshëm.
26 Shkurt 2010