E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhoni Dip, një film me Vanesën e tij



Do të kënaqet dot vallë vetem me kujtimin përkrah Anxhelina Zholisë në xhirimet e filmit ”The Tourist”? Me sa duket jo. Aktori Xhoni Dip shpreson që filmin e ardhshëm ta realizojë me gjysmën e tij të ëmbël, këngëtaren franceze, Vanesa Paradis. Çifti është së bashku prej më shumë se 12 vjetësh dhe vetëm tani po u jepet rasti të realizojnë një projekt të përbashkët dhe vetë “Pirati i Karaibeve” deklaron: “Filmi është duke u përgatitur teknikisht dhe do të titullohet “My American Lover”. Shpresoj që Vansesa të interpretojë rolin e feministes franceze Simon de Beauvoir, ndërsa unë do të jem i dashuri i saj Nelson Algren, i cili do të jetë një mashkull i vërtetë”. Simon de Beauvoir ka qenë një shkrimtare dhe filozofe e njohur. Ajo ka jetuar në shekullin e XX-të dhe mes librave të saj është edhe ai me titull ”The Second Sex” i cili flet për gjendjen e mjerueshme në të cilën jetonin femrat e asaj kohe. Beauvoir ka pasur një lidhje me filozofin Zhan-Pol Sartër dhe në vitin 1949, ka udhëtuar në amerikën latine me Algren. Në lidhje me Anxhelina Zholinë, Dip shprehet: “Është një femër e lezetshme, i merr gjërat seriozisht. Për filmin më të fundit që kemi xhiruar bashkë mund të them që ishte mjaft i realizuar.

26 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›