Seria A: Më shumë Inter se sa Juventus, pak Milan
Tri javët e para në Serinë A kanë dhuruar rivalitet dhe për momentin ende nuk janë përvijuar skuadrat që do të luftojnë fort për titullin kampion dhe skuadrat e tjera që do të tentojnë Ligën e Kampioneve. Dje ndeshjet i janë rikthyer orës 15:00, ndërsa në mbrëmje është luajtur ashtu siç ka qenë ndeshja e darkës. Sonte do të luajë Roma, që do të sfidojë Parmën në transfertë. Mund të cilësohet si testi më i mirë për trajnerin Garsia, që në rast fitoreje do të ndizte besimin që ky ekip të luftojë edhe për vendet e para, pasi do të barazonte me 9 pikë të plota skuadrën e Napolit, që kryeson e vetme. Dje ka humbur shansin e artë Fiorentina, e cila ka pësuar gol në sekondat shtesë të ndeshjes dhe për pasojë ka barazuar 1-1 me Kaljarin. Ka pasur edhe një moment ankthi, kur Gomez ka lënë fushën e lojës i dëmtuar.
VIALI
Xhanluka Viali ka përgëzuar paraqitjen e Interit, edhe pse e cilëson barazimin si rezultatin e drejtë. "Unë mendoj se kishte më shumë Inter se Juventus. Pavarësisht se ekipi i Kontes u duk më agresiv në sulm, Maxarri e kishte përzgjedhur vetë një stil të tillë loje, duke u mbrojtur me shumë saktësi dhe duke tentuar me kundërsulm. Logjikisht ishte e vetmja mënyrë për ta përballuar këtë ndeshje, duke parë edhe rrethanat. Juventusi konfirmoi edhe njëherë se është ndër favoritët kryesorë për titullin kampion, por risia ka të bëjë me zikaltrit, të cilët gjithashtu janë në garë. Edhe pse më pëlqyen me paraqitjen e zhvilluar kundër Juves, barazimi ishte gjithsesi rezultati i drejtë. Askush nuk arriti të bëjë një diferencë aq të ndjeshme, sa për t'u penduar që nuk e fituan dot atë sfidë", - analizoi Viali.
CHAMPIONS
Të tria skuadrat që janë angazhuar të shtunën në ndeshje, përkatësisht Juventus, Napoli dhe Milan, nesër dhe pasnesër do të luajnë ndeshjet e para në Ligën e Kampioneve. Kampionët e Italisë do të udhëtojnë nesër drejt Danimarkës, teksa do të ndeshen me Kopenhagen, ekip që nuk po kalon një situatë të mirë në kampionatin e këtij vendi dhe Juventusi do të përfitojë për të marrë tri pikët e para në grup. Kujtojmë që Juventus ndodhet në një grup jo të lehtë, teksa është edhe Real Madrid me Gallatasarajn. Ndërsa Napoli dhe Milani i kanë ndeshjet e tyre në shtëpi. Ashtu si Juventusi, Milani duhet të marrë patjetër pikët me Sëlltik Gllasgou, pasi në grup është edhe Barcelona me Ajaksin. Ndërsa për Napolin të gjitha ndeshjet duken të vështira. Nënkampionët e Italisë do të presin të mërkurën finalistin e Champions League, Dortmundin, i cili vijon të ketë një ecuri mjaft të mirë në kampionatin gjerman, me 5 fitore, në po aq ndeshje. Napoli ka në grup edhe Arsenalin dhe Marsejën, çka e bën një grup shumë të vështirë për ta kaluar fazën e grupeve.
(a.k/E.Ilnica/Balkanweb)