Sezoni turistik zgjatet deri në fund të shtatorit
Autori i Lajmit: red.
Sezoni turistik në plazhin e Velipojës, në veriperëndim të vendit, do të vazhdojë edhe gjatë muajit shtator. Drejtuesit e komunës së Velipojës, në rrethin e Shkodrës, shpallën të premten zgjatjen e sezonit turistik deri në fund të shtatorit. Ata bënë të ditur se të gjitha institucionet shtetërore, si policia e rendit, ajo rrugore, zjarrfikësit, shërbimi shëndetësor, shërbimi i ushqimit social dhe hotelier, shtetëror dhe privat, që shërbejnë në plazhin e Velipojës, janë porositur që të jenë në gatishmëri të plotë dhe të vijojnë me të njëjtin intensitet shërbimin ndaj frekuentuesve të plazhit, deri në fund të shtatorit. Vetë administrata e Velipojës vazhdon t i mbajë zyrat e veta në territorin e plazhit, ku janë shpërngulur rreth tre muaj më parë. Kryetari i komunës, Nikoll Marku, tha se të gjitha aktivitetet në plazhin e Velipojës vazhdojnë të zhvillohen si në ditët më të mira të korrikut dhe të gushtit. “Ashtu si në vitet e tjera, ne kemi qenë të angazhuar t u shërbejmë pushuesve edhe për këtë 15-ditësh, por duke parë motin e ngrohtë si dhe dyndjen e përditshme të pushuesve vendas dhe të huaj, administrata jonë vendosi që sezonin turistik ta shtyjë deri në fund të shtatorit”, - sqaroi Marku. Në bregdetin e Velipojës, çadrat e plazhit vazhdojnë të jenë në rërë, ashtu siç ishin edhe në gusht. Rreth tyre, ashtu si në muajt e verës, mblidhen pushuesit edhe në 15-ditëshin e parë të muajit shtator. Sa u takon shërbimeve që ofron vetë komuna, sidomos për pastrimin e plazhit, kryetari i komunës së Velipojës pohon se ato do të vazhdojnë, ashtu si edhe puna e gjithë administratës së komunës, e cila do të vazhdojë të qëndrojë e vendosur në qendër të territorit të plazhit deri në fund të shtatorit, për të drejtuar aktivitetin e sezonit turistik.
Ky lajm është publikuar: 06/09/2008