E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sezoni veror, jehonë në Korfuz



SARANDE - çelja e sezonit të ri turistik “Verë 2010” në qytetin jugor të Sarandës ka pasur jehonë në ishullin grek të Korfuzit. Gazeta lokale “Enimerosi”, ndër më të mëdhatë e qytetit të binjakëzuar me Sarandën, e ka përshkruar atmosferën e çeljes së sezonit në këtë qytet si një festë të madhe popullore. Ndërkohë që kryetari i kësaj bashkie, Sotiris Mihalev, në pamundësi për të qenë vetë i pranishëm në ceremoninë e organizuar, i ka nisur një mesazh, ku uron për verë të mbarë e turizëm të suksesshëm, homologut të tij në Sarandë, Edmond Gjoka. “Me çeljen e sezonit turistik, me rritjen çdo vit e më tepër të numrit të vizitorëve edhe ekonomia e këtij qyteti zhvillohet edhe më shumë. Në fillim të viteve ‘90 ndërtesa më e lartë në qytetin e Sarandës ishte hotel “Butrinti”. Dhe Saranda ishte një qytet në të cilin vinin për pushime verore oficerë të lartë dhe anëtarë të Qeverisë. Tani është vështirë të dallosh hotel “Butrintin” mes shumë ndërtesave të tjera të larta që shtrihen buzë detit”. Megjithatë, në gazetë paralajmërohet se kriza ekonomike që ka prekur Greqinë mund të ketë efekte edhe në Shqipëri, veçanërisht në zonat turistike, ku shumë hotele, sipas gazetës mund të mbeten pa u dhënë me qira. sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›