E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfida Verder Bremen-Kotbus, në hijen e fantazistëve

Ndeshja ku Verder Bremen do të presë Energie Kotbus, cilësohet si një prej përplasjeve më interesante që Bundesliga ofron në këtë fundjavë. Verderi kërkon një vend në Champions e 3 pikët do t‘i mbanin në vendin e dytë në klasifikim. Nga ana tjetër, Kotbusi nuk cilësohet më si kandidate për të rënë nga kategoria, por sipas trajnerit Bojan Prasnikar: "Ne nuk do të vemi në ‘Veser Stadion‘ për të ngritur flamurin e bardhë". 90-minutëshi pritet të jetë shumë entuziazmues, por mbi të gjitha ai cilësohet si një sfidë ndërmjet dy fantazistëve, Diego dhe Ervin Skela. "Braziliani ndikon gjithmonë në ndeshjet e Verderit, nëse ai është në formë skuadra fiton, theksonte ‘goal.com‘. Por, nga ana tjetër është Ervin Skela, që në momentin më të vështirë të Kotbusit ka ngritur nivelin e lojës. Shqiptari ka shënuar pesë gola që i dhanë skuadrës pikë jetësore. Është i rrezikshëm në goditjet standarde dhe Verderi duhet të mos shkaktojë shumë faulle jashtë zone".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›