E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfida amerikane në Afganistan

Nga Express më 24 qershor 2011 në ora 11:43

Gazeta amerikane New York Times paralajmëroi kthimin në shtëpi të amerikanëve. Njëjtë bëri edhe televizioni NBC. Tash, disa nga ushtarët kanë filluar përgatitjet për t’u kthyer në shtëpi. Por, si do të jetë ky kthim dhe sa i vështirë do të jetë ai për ta?

Shoferi i kamionëve në ushtrinë amerikane, Johnnie Stevenson pastron kamionin e tij, duke hequr mbeturinat dhe syzet e tij përderisa hedh ujë nën ulëse të tij. Mirëpo, ai do të largohet nga Afganistani dhe mendimet e tij janë diku tjetër. A ishte e fejuara e tij shtatzënë dhe a mund të bëhej ajo nënë? Facebook dhe biseda më të ishte e mjegullt paksa. Por, ai nuk gjente përgjigje edhe në pyetjen e tij: A ishte ai i gatshëm të jetë baba?

Kapiteni Adrian Bonenberger ka bërë planet e tij për patrullimin e fundit në rrethinën e Imam Sahib. Mirëpo, brenda ai ndien mundin për detaje të një misioni ndryshe: kthimin në shtëpi. Cilët ushtarë do të vozitin të pirë, të përfshihen në luftë apo të vuajnë emocionet e dreqit - dëshiron të dijë ai. Çfarë do të bëjë ai që ata të jenë të sigurt në Amerikë?

Rreshteri Brian Keith parkon aeroplanin e tij në pistë, kurse ndjenjat për shtëpinë janë të huaja dhe të frikshme. Gruaja e tij dëshiron shkurorëzim dhe është ndarë nga ai duke ia marrë djalin dhe shumicën e kursimeve financiare. Në fund, kur ai të kthehet do të gjejë banesën e thatë dhe do të fillojë një jetë të re, përplot sfida.
“Shumë njerëz janë të lumtur që kthehen në shtëpi”, thotë Keith. “Unë ulem atje dhe mendoj: Për çfarë të kthehem?”.

Për një vit, ata kanë zbuluar fusha të minuara dhe bombat kasetore, i kanë rezistuar mërzisë brenda bazave ushtarake të rrethuar me tela dhe kanë thurur së bashku përleshjet me të afërmit që gjendeshin larg tyre. Dikush mund të mendojë se të kthehesh në shtëpi është gjëja me e lehtë që disa trupa mund ta bëjnë.

Por, nuk është aq thjesht. Javët e fundit, zonat e luftës gjithmonë janë të rrezikshme, përderisa trupat e lodhur janë të pa-fokusuar shumë. Së pari ata do të kthehen në shtëpi, pastaj do të pinë alkool, do të vozitin shumë shpejt, kështu që shumë njerëz do të shikojnë për t’i kontrolluar ata.

Në jetën normale, ushtarët së pari duhet të rilidhen me fëmijët e tyre, të përshtaten me gratë e pavarura dhe normalisht të takohen me shokët e luftës. Shpesh ata nuk mund të pajtohen me jetën e civilëve. Tani kur administrata amerikane paralajmëroi tërheqjen, ushtria po mendon edhe një gjë tjetër, sfidën që do të përballen me ushtarët e kthyer.

Largimi nga Afganistani
Në krahinën e Konduzit dhe Baghlan, lufta kishte dalë nga ritmi dimrin e kaluar. Forcat amerikane kishin mbetur të mërdhira në muajt e ftohtë përderisa prisnin sezonin e luftimeve në pranverë. Por, nga tetori në janar, forcat amerikane, gjermane dhe afgane kishin pastruar disa zona kryesore të kryengritësve. Oficerët amerikanë të inteligjencës thanë se kishin të dhëna se ishin vrarë disa kryengritës, rreth 300 prej tyre. Antenat e telefonave ishin shkatërruar gjatë natës nga talebanët, duke ndërprerë komunikimin për 24 orë të ushtrisë. Një stacion në radio kishte lëshuar muzikë rok, i cili më vonë ishte hedhur në ajër. Të udhëtosh nëpër treg ishte një rrugë shumë e rrezikshme. Edhe pse fushata dimërore ishte e suksesshme për ushtarët amerikanë, nga radhët e cilëve kishte të plagosur, por më rëndësi asnjë nuk kishte vdekur.

“Policia këtu është më e aftë se një vit më parë”, tha lejtnant koloneli Russell Lewis, komandant batalioni. “Ata kanë marrë nën kontroll vende që s’i kanë pasur me vite”.
Ende ka shumë debat në mes të ushtarëve amerikanë për stabilitetin që mund ta kenë ata. Forcat kryengritëse janë në zhdukje e sipër, por ata duhet të rigrupohen gjithmonë për ofensiva pranverore dhe verore. A ka nga këta kryengritës që mbështet aleatët? Shumica e ushtarëve kanë dyshime.

Pastaj vinë seritë e sulmeve për të pastruar zonat kryengritëse. Në fillim të shkurtit, kryetari i zonës së Chardaras ishte vrarë nga një vetëvrasës me bombë vetëm pas një vizite të shkurtër të kolonelit Lewis. Gjenerali Saidkhail është agresiv në ndjekje të komandantëve talebanë dhe i lajkaton shpesh luftëtarët e tyre. Për oficerët amerikanë, vdekja e kryetarit ishte një goditje e madhe për qeverinë dhe presidentin Hamid Karzai dhe një indikacion për kërcenim që mund të dilte në krahinën e Kunduzit.

“Pavarësisht kapitullit që është shkruar, kjo gjë ka përfunduar”, thotë tani kapiteni Bonenberger, kur rikujton vdekjen e gjeneralit. “Libri është në tavolinë dhe kaq. Çfarë është bërë, është bërë”. Pas gjashtë muajve disa nga ushtarët kthehen në shtëpi, ku i presin sfida të reja.

Kthimi në shtëpi
Operacionet e dimrit kanë mbaruar dhe shumica e ushtarëve kanë përshtypjen se misioni i tyre ka përfunduar. Në fund të kësaj aventure, shpirtrat e tyre do t’i kthehen jetës normale duke veshur tesha të thjeshta dhe duke ecur të lirë nëpër rrugë.
Mirëpo, gjithmonë ka një ndjenjë së përgjatë ushtarëve të kthyer në shtëpi ka disa mungesa që ata përjetojnë.

Specialisti Alan Bakula sheh se betejat e mëdha dhe të vogla ndikojnë në këtë rast. Një batalion ka luftëtarë të fortë, ndërkaq ka disa të tillë që krenohen edhe me medaljet që i fitojnë. “Të lëndohesh apo plagosesh në luftë përfundimisht ndryshon perspektivën tuaj për këtë gjë, sepse ndjeni nxehtësinë e plumbit”, thotë ai. Edhe specialisti Billy Moody thotë se shpesh ka vështirësi të flet hapur me shokët e tij që kanë qenë në luftë, janë plagosur dhe kanë marrë grada të ndryshme. “Disa gjëra njerëzit nuk dëshirojnë t’i kujtojnë – ata thjesht nuk u besojnë atyre apo nuk i pëlqejnë ato”, thotë ai. “Shpresoj që njerëzit të mos me pyesin për këso gjëra sepse thjesht them se si i plagosur po i ekzagjeron trimëritë e ushtarëve.

Nga aterrimi i tij në shtëpi, Stevenson kishte fantazuar shumë për lirinë dhe dëshironte që ta shijonte atë vetë: duke veshur xhinse të kaltër dhe fanella si dhe duke e dërguar vëllain e tij në kopsht zoologjik. Ai kishte pasur dëshirë që të rrijë shumë vetëm. Derisa aeroplani i ofrohet New Yorkut, ai mendonte edhe për një sfidë të madhe. E fejuara e tij ishte shtatzënë dhe ai planifikonte që të blinte një dhomë gjumi për beben e tij, pelenat dhe një shtëpi. Më shumë së kurrë tani mendon si të largohet përfundimisht nga ushtria dhe të vijojë ndonjë kolegj. Shumë ushtarakë në Afganistan janë larguar nga ushtria për t’iu kthyer jetës normale, pas ribashkimit me familje.

Ribashkimi me familje

“E dua Amerikën”, thoshte rreshteri Narewski kur ai ishte bashkuar me një batalion të ushtrisë. Por, pas mesnatës kishte ndjerë të ftohtit e luftës dhe të ajrit në Afganistan. Mirëpo, ai kishte shkuar në bord të aeroplanit të ushtrisë në verën e kaluar në vend që të shkonte në pushime verore. Njësia e tij kishte kaluar nëpër disa dogana dhe kishin bërë disa ushtrime shpejtësie, kishin marrë terapi kundër malaries dhe shëndetit mental. Pastaj kishin përfunduar misionin.

Në fund, pasi kishte ateruar në Amerikë, ai ishte kthyer në shtëpi. Në fillim e kishte parë gruan e tij Christina me tre fëmijët e tyre. Ajo ishte zgjuar në orën 1 pas mesnatës për të bërë makijazhin, kishte blerë disa tesha për këtë ngjarje dhe kishte ulur fëmijët e saj në ulëset e para të autobusit. Disa ushtarë kishin bërë humor më të duke i thënë se burri i saj mungon, por nuk ishte kështu. “Të gjithë filluan të qeshin, por unë vrapova në drejtim të tij”, tha ajo. “E tërë ajo që mbaj mend është vrapimi në drejtim të tij. Të ribashkohesh me familjen pas një misioni të gjatë është shumë e vështirë”, thotë ai. “Por, familja gjithmonë ju mungon sepse e mendon edhe më të keqen”.

Reshterja Tamara Sullivan thotë se nuk ka asgjë nga Afganistani që i mungon. “Është një gjë që dua ta harroj dhe të mësohem me jetën e bukur që kemi këtu”, thotë ajo. “S’ka si të ndihem më keq sepse jam një nënë dhe kam mësuar së çfarë do të thotë vetmia në luftë, por edhe të mirën e të qenit ushtare”.

Ajo tani është në shtëpi, e humbur paksa në turmë duke kërkuar burrin e saj Tim, që kishte udhëtuar pa familje për ta marrë gruan e tij në Karolinën Veriore. Ribashkimi familjar është një gjë që vuhet shumë nga ushtaraket, sepse ndonjëherë pasojat janë të mëdha dhe për këtë duhet shërim.

Në repartet psikiatrike

Disa javë pasi janë kthyer në shtëpi batalioni, kapiteni Bonenberger ka marrë një banesë të re dhe mendon për të ardhmen e tij. A duhet të jetë ai një ligjërues në ushtri? Shoferi Stevenson është martuar dhe ka mësuar se fëmija i tij që do të lind në gusht është djalë. Ai ka blerë një libër si ta rritë atë. Por, majori Hayes dhe disa të tjerë, bashkë më të lartcekurit nuk harrojnë pa e vizituar Qendrën për Rehabilitim psikik në Fort Drum. Ata dëshirojnë kështu të harrojnë atë që kanë parë atje. Ata punojnë shumë edhe fizikisht për të ruajtur formën e tyre, të jenë djemë të fortë, pasi ishin plagosur. Por, kështu të fortë e duan edhe mendjen. “Dëshiroj që fytyra ime të jetë e qeshur, të dukem një djalë i mirë, por si një invalid shpesh kam dhimbje dhe shpërthej në vaj”, thotë një ushtar i plagosur.

Një baba siç është rreshteri Eisch po përpiqet shumë që të ketë një jetë të qetë dhe për këtë kërkon edhe ndihmën e dajës dhe axhës së tij. Ai thotë se ka shumë ankth dhe mendon se diçka e keqe do të ndodhë më të. “Gjithmonë ua shpjegoj mjekëve se kam dhimbje në trup”, thotë rreshteri Eisch, i cili ka shpesh ankth. “Por, ata me thonë se trupi po përpiqet ta largojë stresin dhe ankthin nga vetvetja. Në krah ai ka yllin e bronzit për trimëri, për shkak se kishte shpëtuar disa policë afganë që ishin plagosur rëndë, por edhe vetë ishte plagosur në fund. “Në ankth ata me paraqiten dhe me thonë se pse kam dështuar ta shpëtoj njërin”, thotë ai. Mjekët thonë se ai ka çrregullim post-traumatik, por rreshteri Eisch si e sheh këtë diagnozë? Ai po ashtu tërbohet me mënyrën e sjelljes së ushtrisë dhe thotë se ata nuk i motivojnë ushtarët, por i lënë shumë në spital.

Kjo është ushtria. Hero një ditë, por lypës ditën tjetër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›