S’gabon Barcelona, Reali shpreson tek Valadolidi
Nuk ndalet Barcelona. Skuadra e Pep Guardiolës ka fituar edhe në transfertën e vështirë në Sevilje 3-2 duke lënë ende në pritje dhe me shpresa Realin e Madridit. Për balugranat shënuan Lionel Mesi, Pedro dhe Bojan Kërkiç, ndërsa shkurtuan diferencën e golave, Lusi Fabiano dhe Kanute për Seviljen. Duhet thënë se vendasit luajtën për gati një pjesë loje me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Konko. Në javën e fundit të Kampionatit spanjoll skuadra e Guardiloës do të presë Valadolidin, ekip ky që duhet me patjetër të marrë të paktën një pikë për të qëndruar edhe sezonin tjetër në Primera Division. Ndaj kjo përballje shihet si mjaft interesante, aq sa i bën madrilenët që të shpresojnë në një surprizë. Nga ana e tyre skuadra e Realit fitoi ndaj Atletikos së Bilbaos (5-1), ekip ky që luajti me 10 lojtarë nga minuta e 20-t e pjesës së parë. Për Realin shënuan Ronaldo, Higuain, Benzema, Marcelo dhe Serxhio Ramos. Ndërsa për baskët barazoi përkohësisht në 1-1, Jeste. Javën e fundit Reali do të luajë ndaj Malaga, edhe kjo një skuadër që lufton për të mos rënë nga kategoria. Për mbijetesë do të luajnë deri në frymën e fundit edhe Santander, i cili u mund dje nga Valadolid (luan ndaj Gijon) si dhe Tenerife e cila do të jetë mysafire në fushën e Valencias në javën e fundit. Ndërkohë që konsiderohet i rënë një kategori më poshtë Ksereksi.