Shalsi: Berisha të sqarojë krizën
Deputeti socialist Eduard Shalësi iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Berisha për nisjen e dialogut me shqiptarët. "Sali Berisha bën shumë mirë që ka vendosur të dalë për të dialoguar me shqiptarët. Por, përpara se të bëjë demagogjinë e tij të radhës, Sali Berisha duhet t'u shpjegojë shqiptarëve arsyen pse fatura e energjisë elektrike është shtrenjtuar kaq shumë? Sali Berisha duhet t'u thotë pensionistëve çfarë duhet të bëjnë më parë, me pensionet qesharake që marrin - të paguajnë ilaçet që rimbursohen gjithmonë e më pak apo të paguajnë faturën e ujit që po shtrenjtohet bashkë me faturën e energjisë? I kujt është faji dhe kush do të mbajë përgjegjësi për shembjen e tunelit të Kalimashit, i cili groposi miliona Euro dhe që sot vazhdon të mbetet mister kur do të hapet dhe sa do të kushtojë?", u shpreh Shalësi.