E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi: Saliu e Luli po i rrëmbejnë të ardhmen fëmijëve

TIRANË- Deputeti i PS Eduard Shalsi ka akuzuar qeverinë nga njësia numër 9 e kryeqytetit se ka zaptuar padrejtësisht një truall toke në këtë zonë, e cila ishte planifikuar për ndërtimin e një shkolle 9-vjecare dhe të mesme.

“Luli, Rruli she Saliu i tyre i rrëmbyen banorëve të ardhmen e fëmijëve të tyre. nuk dimë kush e ka marrë, ndoshta ka rënë në duart e ndónjë Fasllici për 1 euro. Kjo është fytyra e vërtetë e Lulit dhe e Saliut që të tjera gjëra u thonë qytetarëve dhe të tjera gjëra bëjnë”,- ka theksuar Shalsi.

Ndërkohë që deputeti socialist ka ironizuar me faktin e humbjes së thellë të kandidatit të PD për bashkinë e Tiranës, duke i thënë se për këtë humbje do fajësojë kryetarin e tij.

“Një gjë është e sigurtë dhe Luli duhet ta kuptojë mirë. Kur ai të mësojë humbjen spektakolare e dini se cfarë do të thotë, fajin ma kishte Saliu.”- ka përfunduar deputeti socialist Eduard Shalsi. Lidhje te tjera VIDEO: Shalsi: Saliu e Luli po i rrëmbejnë të ardhmen fëmijëve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›