E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shamku: “Arsimi, prioriteti i PS-së në Dialogun me Shqipërinë”

Kryetarja e Komisionit të Edukimit, Kulturës dhe Medias pranë Asamblesë Kombëtare, Ledi Shamku, deklaroi se Partia Socialiste do të ketë një alternativë të zhvilluar për çështjen e arsimit, falë turit “Dialog me Shqipërinë”. Sipas Shamkut, ky proces po merr formë dita-ditës dhe do t’i shërbejnë përmirësimit të sistemit arsimor në vend. “Zgjidhjet e reja në fushë të arsimit Partia Socialiste nuk po i shkarravit me ngut nëpër tryeza dikasteresh. Këto zgjidhje po marrin formë dita-ditës nga dialogu ynë i pandërprerë dhe real me Shqipërinë, që kërkon të shkollohet me ekspertë, me mësues, prindër e nxënës”, - tha Shamku, e cila iu përgjigj kundërakuzave të Ministrisë së Arsimit, pas shqetësimeve të shprehura publikisht nga PS-ja në lidhje me gjendjen e vështirë të arsimit në Shqipëri. “Kjo qeveri as që ka ndër mend ta kërkojë të keqen te vetja e, për rrjedhim, kolapsin e plotë, drejt të cilit po shkon dita-ditës sistemi arsimor publik në Shqipëri, kërkon ta konsiderojë si problem të të tjerëve”, - tha Shamku.

21 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›