E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: ”Do t’ia dalim me reformën në Drejtësi”

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, zhvilloi ditën e djeshme një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Pushtetit Gjyqësor të Spanjës, Celso Rodrigues, i cili ka kryesuar këto ditë në Tiranë tryezën mbi reformën në Drejtësi, me pjesëmarrjen e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe ekspertëve të kësaj fushe. Zoti Rodrigues, një nga ekspertët më në zë të fushës së Drejtësisë, theksoi se pas kësaj vizite të tij në Shqipëri kthehet më shumë i kënaqur, me ndjesinë e mirë për kulturën dhe maturimin e politikës shqiptare. “Në këtë reformë të rëndësishme të Drejtësisë, u shpreh ai, protagonist është Parlamenti, si aktori kryesor në sistemin legjislativ dhe jam habitur kur dikush nuk e kuptonte arsyen se, pse është pikërisht Parlamenti që e ka këtë rol. I gjithë rezultati i punës procesohet në parlament, ndaj është shumë e rëndësishme fryma e bashkëpunimit në të cilën po punohet”, - tha Rodrigues. Kryetarja e Kuvendit, Topalli, nënvizoi se reforma në Drejtësi, si shtylla kryesore e shtetit, është një sfidë e madhe dhe një nga betejat kryesore të vendit. Ajo shprehu kënaqësinë që për këtë reformë po punohet në një frymë bashkëpunimi mes forcave politike, duke theksuar bindjen se do te ecet në këtë frymë edhe në vijim.

21 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›