Shanset e PS në Durrës dhe Elbasan
Kastriot Islami
Rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme 2009 janë “sondazhi” i fundit me “kampionin” më të madh për të nisur arsyetimin elektoral në funksion të ndërtimit të një “projeksioni fillestar” për zgjedhjet vendore të vitit 2011. Natyrisht, sjellja e votuesve në zgjedhjet vendore dhe të përgjithshme është e ndryshme Po ashtu dinamika e subjekteve zgjedhore 2009/2011 përbën një element tjetër të rëndësishëm në ndërtimin e projeksionit për zgjedhjet vendore për çdo njësi vendore. Cilësia e kandidatit dhe “freskimi” i tyre kanë ndikim të ndjeshëm. Po ashtu, ndërtimi i ekipit të këshilltarëve vendorë dhe solidariteti i tyre politik brenda partisë dhe koalicionit janë parametra me ndikim në zgjedhjen e kryetarit të njësisë vendore. Ndërtimi i koalicioneve të ndryshme nga ai i zgjedhjeve të vitit 2009 nuk do të shoqërohej vetëm me “logjikën e shumës elektorale aritmetike” por edhe të “bashkëveprimit kimik elektoral”. Ajo që jepet më poshtë për dy bashkitë e rëndësishme të Durrësit dhe të Elbasanit është më shumë se një “fotografi e rezultatit zgjedhor 2009”. Disa kombinime, jo vetëm matematikë. Një bazë e rëndësishme për të nisur analizën dhe ndërtimin e projeksionit. Jo gjithçka por jo edhe asgjë. Nuk është as shpejt për të filluar parapërgatitjet, sidomos aty ku situata është “komplekse”. Po ashtu duhet të ripërmend faktin se shifrat e “analizuara” janë ato të miratuara dhe publikuara nga KQZ, të pranuara nga liderët e PD (Berisha), PS (Rama) dhe LSI (Meta) dhe të certifikuara si legjitime nga raporti i OSBE/ODHIR dhe çdo kontestim aposteriori për “manipulimin e zgjedhjeve”, ashtu siç janë deklaruar të gjithë liderët e subjekteve politike, nuk do të kishte ndikim në shifrat zyrtare e tanimë publike.
Bashkia Durrës: ASI (LSI) me 4834 vota përcakton fituesin e bashkisë...
Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 në bashkinë Durrës, PD ka fituar 26971 vota dhe PS 25 977 vota. Pra, PD është në avantazh me 994 vota. LSI ka marrë 4351 vota. Kurse koalicioni APN i drejtuar nga PD ka fituar 30456 vota ose 47.8 për qind dhe koalicioni BPN, i drejtuar nga PS, ka fituar 27548 vota ose 43.2 për qind, pra APN është në avantazh me 2908 vota ose 4.6 për qind. Koalicioni ASI, i drejtuar nga LSI ka marrë 4834 vota ose 7.6 për qind. Nëse LSI apo koalicioni i saj ASI do të qëndronte indiferente në zgjedhjet vendore, atëherë në ballafaqimin APN(PD) me BPN(PSSH) nga rezultatet e zgjedhjeve 2009 fitues i bashkisë do të ishte kandidati i APN(PD) me një diferencë të konsiderueshme me 2908 vota apo 4.6 për qind.
Nëse koalicioni ASI i drejtuar nga LSI “bashkohet” me koalicionin APN të drejtuar nga PD, atëherë “shuma aritmetike” e votave të koalicionit qeveritar APN + ASI do të ishte 35290 vota ose 55.4 për qind, ndërkohë që koalicioni opozitar do të kishte vetëm 27548 vota ose 43.2 për qind. Në këtë kombinim “suksesi elektoral” në ballafaqimin Qeveri-Opozitë do të përkthehej në diferencën 35290 vota përballë 27548 votave, me një diferencë prej 7742 votash; në përqindje kjo do të përkthehej Qeveri-Opozitë: 55.4 për qind / 43.2 për qind = 12.2 për qind dhe nuk do të kishte asnjë shpresë edhe nga tërheqja e aleatëve të tjerë, qofte edhe djathtas, për të përmbysur rezultatin prej 55.4 për qind të koalicionit qeveritar.
E vetmja mundësi për sukses të koalicionit BPN, të drejtuar nga PSSH, është të bëjë koalicion me ASI të drejtuar nga LSI. Koalicioni i Majtë, në këtë rast(BPN + ASI) do të rezultonte me 27548 + 4834 = 32382 vota ose 50.83 për qind. Ndërkohë që Koalicioni i Djathtë APN i drejtuar nga PD do të mbetej me 30456 vota ose me 47.8 për qind, duke mos pasur asnjë shans edhe në rast se do thirreshin në koalicion edhe subjektet e tjera elektorale.
Përfundimi është i qartë: Koalicioni ASI, i drejtuar nga LSI me 4834 vota ose 7.6 për qind të votave, do të ishte përcaktuese (në këtë qasje) për fitimin e bashkisë së Durrësit. Kjo vlerë elektorale prej 7.6 për qind e bën ASI të vetmin subjekt elektoral përcaktues të suksesit të njërit prej dy subjekteve të drejtuar nga PS apo PD. E thënë më shkoqur, PD nuk e fiton Bashkinë Durrës pa LSI dhe po ashtu edhe PS nuk e fiton dot bashkinë pa LSI. Nëse LSI do të qëndronte indiferente, shanset për fitore do t’i kishte koalicioni i drejtuar nga PD, i cili ka një avantazh me 2908 vota ose 4.6 për qind.
Bashkia Elbasan: ASI (LSI) me 2192 vota përcakton fituesin e bashkisë...
Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 në bashkinë Elbasan, PD ka fituar 17505 vota dhe PS 19638 vota, pra PD është në dizavantazh me 2133 vota. LSI ka marrë 1964 vota. Kurse koalicioni APN i drejtuar nga PD ka fituar 21502 vota ose 47.4 për qind dhe koalicioni BPN, i drejtuar nga PS, ka fituar 20987 vota ose 46.3 për qind, pra APN është në avantazh të ngushtë me 515 vota ose 1.1 për qind. Koalicioni ASI, i drejtuar nga LSI ka marrë 2192 vota ose 4.8 për qind. Nëse LSI apo koalicioni i saj ASI do të qëndronte indiferente në zgjedhjet vendore, atëherë në ballafaqimin APN(PD) me BPN(PSSH) nga rezultatet e zgjedhjeve 2009 fitues i bashkisë do të ishte kandidati i APN(PD) me një diferencë të ngushtë me 515 vota apo 1.1 për qind (në realitet beteja do të ishte e ashpër).
Nëse koalicioni ASI i drejtuar nga LSI “bashkohet” me koalicionin APN të drejtuar nga PD, atëherë “shuma aritmetike” e votave të koalicionit qeveritar APN + ASI do të ishte 23694 vota ose 52.2 për qind, ndërkohë që koalicioni opozitar do të kishte vetëm 20987 vota ose 46.3 për qind. Në këtë kombinim “suksesi elektoral” në ballafaqimin Qeveri-Opozitë do të përkthehej në diferencën 23694 votave përballë 20987 votave me një diferencë prej 2707 votave; në përqindje kjo do të përkthehej Qeveri-Opozitë: 55.2 për qind / 46.3 për qind = 8.9 për qind dhe nuk do të kishte asnjë shpresë edhe nga tërheqja e aleatëve të tjerë për të përmbysur rezultatin prej 55.2 për qind të koalicionit qeveritar.
E vetmja mundësi për sukses të koalicionit BPN të drejtuar nga PSSH është të bëjë koalicion me ASI të drejtuar nga LSI. Në këtë rast, Koalicioni i Majtë (BPN+ASI) do të rezultonte me 20987 + 2192 = 23694 vota ose 51.1 për qind. Ndërkohë që Koalicioni i Djathtë APN, i drejtuar nga PD do të mbetej me 21502 vota ose me 47.4 për qind, duke mos pasur asnjë shans edhe në rast se do thërriste ne koalicion edhe subjektet e tjera.
Përfundimi është i qartë: Koalicioni ASI i drejtuar nga LSI me 2192 vota ose 4.8 për qind të votave është përcaktuese për fitimin e bashkisë së Elbasanit. Kjo vlerë elektorale prej 4.8 për qind, e bën ASI të vetmin subjekt elektoral përcaktues të suksesit të njërit prej dy subjekteve të drejtuar nga PS apo PD. E thënë më shkoqur PD nuk e fiton Bashkinë pa LSI dhe po ashtu edhe PS nuk e fiton dot bashkinë pa LSI. Nëse LSI do të qëndronte indiferente shanset për fitore do t’i kishte koalicioni i drejtuar nga PD, i cili ka një avantazh të ngushtë me 515 vota ose 1.1 për qind, ndërkohë që beteja do të ishte e ashpër.
Në vend të një përfundimi...
Gjithçka më sipër është vetëm “fotografi” e zgjedhjeve të përgjithshme 2009. Analiza mbi këtë themel do të ishte më shumë cilësore sesa sasiore. Për të dy bashkitë e Elbasanit dhe Durrësit “hendeku elektoral” i secilit koalicion të drejtuar nga PS e PD për fitimin e bashkisë është më i ngushtë sesa madhësia e koalicionit ASI të drejtuar nga LSI. E thënë ndryshe, asnjëri prej koalicioneve APN(PD) apo BPN(PS) nuk do të mund të fitonte zgjedhjet në secilën nga këto dy bashki, pa bërë koalicion me ASI(LSI). Nëse LSI do të qëndronte indiferente, shanset për sukses elektoral do të ishin për APN(PD) më të mëdha në bashkinë Durrës dhe më pak në bashkinë Elbasan. Dinamika elektorale e PS, PD dhe LSI mbetet një parametër i rëndësishëm për t’u ndjekur. Po ashtu, sjellja e votuesve ndaj koalicionit qeveritar (APN + ASI) apo edhe atij të Majtë (BPN + ASI) mbetet për t’u testuar sepse me shuma gjasa nuk do të ndiqte “logjikën aritmetike” por më shumë atë “kimike”. Ndërkohë duhet një analizë më e thellë dhe më e plotë, ku të përfshihen më shumë elementë e faktorë, e natyrisht parametri kohor, që i jep dinamikë modelit analitik, do të duhet të bëhet në vijimësi për të pasur një projeksion më realist.