E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë duhet bërë për të shkuar në Brazil?

salihiFeliks Papanikolla

Kush janë realisht mundësitë tona për tu kualifikuar dhe çfarë rezultatesh duhet të arrijmë që të bëjmë realitet ëndrrën Brazil 2014?

Pas fitores me Norvegjinë në Oslo, lind natyrshëm dëshira për të ëndërruar dhe ne një vend mes 32 më të mirëve të botës, një vend në Botërorin e Brazilit. Do ishte e paimagjinueshme që një vend me tre milionë banorë të arrinte në nivele të tilla dhe të luante në një kompeticion madhor.

Por, ja që historia flet ndryshe. Sllovenia u kualifikua në Europianin e vitit 2000 dhe në Botërorin e 2002-shit ndërkohë që popullsia e saj në atë kohë ishte një Durrës më shumë se dy milionë banorë. Letonia e 2,3 milionë banorëve,  u kualifikua në Europianin e 2004 dhe arriti të dilte dhe me pikë në turne. Po të hulumtojmë në librat e historisë së futbollit gjejmë vende akoma më të vegjël që kanë shënuar emrin e tyre në listën e ekipeve pjesëmarrëse.

Kështu, Irlanda e Veriut, që numëron një popullsi prej 1,8 milionë banorëve, pra gati sa popullsia urbane e Shqipërisë, në vitin 1958 u bë vendi më i vogël pjesëmarrës në Botëror. 48 vjet më vonë, një ishull i vogël i Karaibeve shkroi historinë teksa u bë vendi më i vogël në histori që merrte pjesë në një kompeticion madhor.

Atëherë, Trinidad dhe Tobago, me një popullsi të barabartë me popullsinë e Qarkut te Tiranës, hyri në Botërorin gjerman të 2006-ës dhe arriti të vinte në vështirësi emra si Anglia dhe Paraguai. Në këtë aspekt ne jemi më mirë se gjithë ekipet që përmendëm më lart, kemi një popullsi prej afro tre milionë banorësh, kështu që nuk kemi asgjë më pak se Letonia, Sllovenia, Trinidadi apo Irlanda e Veriut, përkundrazi kemi disa mijëra arsye më shumë për tia dalë.

Qemal Stafa duhet të bëhet ferr

Luajmë dy ndeshje akoma në shtëpi dhe duhet të nxjerrim maksimumin. Sfida e ardhshme është ndaj viktimës së pak ditëve më parë, por do të jetë shumë më e vështirë se në Oslo. Nëse herën e parë na nënvlerësuam dhe ne i goditëm, kësaj here do jetë ndryshe.

Na pret një ndeshje ku nordikët do jenë super të karikuar për të marrë fitoren dhe luajnë shanset e tyre për botëror.  Nuk duhet të gabojmë, dhe mbi të gjitha nuk duhet të dalim në sulm dhe të rrezikojmë. Jemi ne të avantazhuarit dhe jemi ne që duhet të presim. Mos të harrojmë që tek e fundit, kemi bërë më shume se ajo që pritet dhe duhet të luajmë pa presion kundër skandinavëve.

Tentojmë të luajmë keq ndaj ekipeve të nivelit të mesëm, por më përpara nuk fitonim në transfertë, kështu që dhe këtë sëmundje të vjetër duhet ta lëmë mbrapa. Për sa i përket ndeshjes me Zvicrën, do jetë një ndeshje, në të cilën shumë gjëra do jenë vendosur, por duhet të fitojmë. Duhet të fitojmë vetëm për një arsye: Për tu treguar atyre që nuk donin të luanin me këtë Kombëtare pse duhet të luanin me këtë Kombëtare.

Dhe nuk ka të bëjë as rezultati, as kualifikimi dhe asnjë gjë e ngjashme. Në këtë ndeshje duhet tu tregojmë atyre pesë ish-shqiptarëve sesi e mbështesin tifozët e Shqipërisë këtë përfaqësuese, me zhurmë, më këngë, me ndjenjë dhe me dashuri për Atdheun. Qemal Stafa në këto dy ndeshje duhet të jetë ferr.

Fitojmë jashtëPse jo?!

Shkojmë në Slloveni, Irlandë dhe Qipro. Në garë janë 9 pikë, por do jetë shumë shumë shumë e vështirë të marrim pikë të plota në këto gara. Dhe kjo, jo sepse ekipet që kemi përballe janë ekipe më të mira se ne, por sepse në këto ndeshje ekipet e tjera do luftojnë shumë më shumë.

Trajneri i Grevenmaherit, përpara se të përballej me Tiranën, u shpreh se ndihej me fat që përballet me një ekip shqiptar, se do ketë mundësinë ta vë në vështirësi dhe të rrezikoj. Pra, në një farë mënyre e shikonte Tiranën, si një ekip të një niveli me ekipin luksemburgez, dhe e njëjta gjë do ndodh dhe me tre kundërshtaret tona në rrugën për Brazil.

Sllovenia dhe Qipro do përpiqen të bëjnë kthesën me në dhe normalisht do përpiqen të kënaqin tifozët e tyre në të vetmen mundësi reale që do u jepet. Sllovenia luan në Ljubljana vetëm me ne dhe me Norvegjinë, dhe për ta e vetmja mundësi e mirë për të marrë pikë mbetemi ne. Ndryshe do i mbyllnin këto eliminatore me tre pikë, pasi Norvegjia është disa nivele mbi sllovenët.

Nga ana tjetër, Qipro erdhi për pikë dhe në Tiranë dhe nëse Çani dhe Bogdani nuk do kishin nxjerrë gështënjat nga prushi atëherë do ishim djegur dhe sot do flisnim për një dështim. E njëjta gjë do ndodh në Qipro, ata do luajnë për pikë, dhe duke parë që ndalën Zvicrën, i kanë mundësitë të na dëmtojnë dhe ne. Ajo do jetë një ndeshje vendimtare dhe duhet të tregohemi sa më të kujdesshëm që të vjedhim diçka në Nikosia.

Për më tepër që nëse fitojmë, kemi një shans për tja kaluar Islandës, pasi vikingët kanë humbur në Qipro. Në fund,  jo si ndeshje e fundit, por si ndeshje kyç, është ndeshja e 10 Shtatorit kundër Islandës në Rejkjavik. Islandezët e bënë sin ë mesjetë. Erdhën, na plaçkitën dhe ikën. Dhe ne duhet tu kthejmë reston.

Historia flet për një barazim thuajse perfekt, por ata luajnë në shtëpi dhe momenti në të cilin luhet është delikat. Aty duhet të duket zemra e shqiptarit. Në Rejkjavik, goditja e shpatës duhet të jetë më e fortë se në Oslo, nëse duam që verën e ardhshme të kërcejmë samba dhe të pimë rum.

Qetësohunikemi De Biazin

Duke shkruajtur këtë koment, po më zë një panic i paimagjinueshëm. Po citoj të madhin Roland Trebicka që ka thënë: Ishim mirë kur ishim keq, dhe kështu është. Kur ishim një ekip pa pretendime, mendonim për eliminatoret vetëm kur kishte ndeshje, kurse tani është ndryshe. Njëherë e një kohë, nuk e vrisnim mendjen do kualifikoheshim apo jo, kurse sot i kemi shpresat dhe mundësitë dhe vetëm ideja që mot mund të shikojmë Salihin të bëjë gol në Marakana, të rrënqeth mishin.

Por duhet të na e rrënqethë mishin vetëm në tifozëve. Lojtarët duhet të jenë sa më të qetë dhe të luajnë për qejf, në kuptimin që të luajmë pa presion. Ashtu si në Oslo, duke zbatuar detyrat e trajnerit. Ahtani nuk ka më nevojë të shqetësohem. U kujtova kë kemi trajner: Xhani De Biasi. Tani as ne sduhet të na rrënqethet më mishi se maestroja e di se çpo bën. Calmi ragazzi, ci pensa De Biasi!

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›