E Shtunë, 31 Tetor 2026

Triumfi në derbi, Partizani sytë nga shpërblimet

partizaniPas fitores së fundit ndaj Dinamos, lojtarët e kanë drejtuer vëmendjen te shpërblimet e premtuara, ku do të akordohen 1.5 milion lekë të vjetra nda drejtuesit

Partizani është kthyer i frikshëm në kategorinë e Parë, ku ka arritur të marrë fitoren e dytë radhazi nën drejtimin e Likës, i cili mesa duket ka gjetur dhe çelësin sekret të skuadrës për tu kthyer e fitoret. Derbi i kryeqytetit, midis Partizanit dhe Dinamos u zhvillua të shtunën si rrallë ndonjëherë jashtë Tiranës pikërisht në Yrshek, në fushën ku luan Olimpiku i kategorisë në dytë.

Kjo sfidë u karakterizua nga një lojë spektakolare nga të dyja ekipet, që në fund nxori fitues ekipin e kuq, që pas humbjes së papritur të Mamurrasit në shtëpi ndaj Himarës, kthehet në vendin e dytë, pikërisht në vendin që të dërgon në Superligë. Ka mjaftuar një gol i shpejtë nga Lala që në minutën e tretë, që Partizani të marrë një triumf të merituar në përballjen e shtëpisë.

Në këtë ndeshje nuk munguan si zakonisht dhe tifozat e kuq, të cilët ishin të shumtë në numër në fushën e vogël të Yrshekut, fushë e cila i ka dhënë fat ekipit të tyre në fazën e dytë.

Pas ndeshjes, tifozët kanë mbetur të kënaqur nga paraqitja e skuadrës, e cila tashmë ndodhet në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme, pikërisht në vendin që të dërgon në Superligë. Ata janë shprehur të bindur se kjo ecuri do të vijojë të jetë e njëjtë për ekipin e tyre edhe në ndeshjen e radhës ndaj Ilirisë në shtëpi

Madje ata kanë shkuar edhe më tej, ku po përgatisin udhëtimin e tyre për transfertën e Pogradecit, stacioni radhës për të kuqtë pas ndeshjes me fushëkrujasit.Për këtë, klubi po mendon për ti siguruar udhëtimin falas tifozëve, të cilët janë besnikët e përhershëm të skuadrës së tyrë edhe kur ajo ka qenë në ditët e saj më të vështira.

Dy fitoret e fundit, krahas faktit se e kanë ngjitur ekipin në renditje, kanë ndikuar edhe në anën financiare, të paktën sipas premtimeve të drejtuesve. Në fillim të fazës së dytë, presidenti i Partizanit, Lulëzim Sallaku, ka paraqitur edhe planin për shpërblimet për skuadrën kryeqytetase në ndeshjet në transfertë dhe brenda fushe.

Të kuqtë do të shpërblehen me 1.5 mikonë lekë të vjetra për fitoret e arritura. Edhe për ndeshjen e fituar ndaj Burrelit, futbollistët do të shpërblehen me 1 milionë lekë të vjetra. Mesa duket, lojtarët e Partizanin do të jenë dyfish të gëzuar, që sukseset e tyre do të shpërblehen edhe nga ana financiare.

Partizani ka treguar një fytyrë tjetër në dy javët e fundit, duke marrë dy fitore të rëndësishme. Tashmë synohet dhe e treta ndaj Ilirisë, për të përmbushur kështu misionin prej tri ndeshjesh radhazi me fitore. Ky ritëm do ti jepte skuadrës shumë besim në vetvete për ndeshjet  e ardhshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›