E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërbuni barazon ndaj Adës

terbuniPukjanët nuk kanë mundur të shkojnë më shumë se barazimi ndaj Adës, duke humbur mundësinë për të qenë pranë kreut

Tërbuni vinte në këtë ndeshje pas humbjes në Fier përballë Lushnjes një javë më parë. Në ndeshjen e djeshme ndaj Adës, skuadra pukjane kërkoi me ngulm fitoren, pasi ishte e vetmja rrugë për të qëndruar pranë kreut të rnditjes.

Minutat e para të pjesës së parë u karakterizuan nga një lojë shumë fortë në mesin e fushës, ku ekipet u munduan ti imponoheshin njëra-tjetrës. Në minutat në vijim. Tërbuni nuk tregoi qartësinë e duhur në organizimin e lojës, ku i mungoi pasimi i fundit për sulmuesit e saj. Në pjesën e dytë u shënuan katër gola, dy për çdo skuadër.

Ada me piken e marrë ka zgjuar shpresat për shpëtim, duke qenë pranë zonës së mbijetesës, ndeshjet në vijim do të vendosin shumë për skuadrën. Në ndehsjen e ardhshme, Tërbuni do të luajë në Sarandë ndaj Butrintit, ndërsa Ada do të presë Burrelin në shtëpi, në një ndeshje shumë përcaktuese për fatet e skuadrave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›