E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefer: Shpërblim për Shqipërinë

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de hop Sheffer tha dje se anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO ishte shpërblimi më i madh për përgatitjet që janë bërë gjatë gjithë këtyre viteve. “Eshtë nder shumë i madh që dy vendet tuaja zunë vendet e tyre në tryezën e Aleancës disa ditë më parë. Është kënaqësi shumë e madhe për të gjithë ambasadorët e NATO-s këtu, si dhe për mua personalisht t’ju shpreh mirëseardhjen tuaj këtu. Aderimi i Shqipërisë dhe Kroacisë ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Sigurisht, për këto dy anëtarë të rinj të NATO-s, për të gjithë rajonin dhe Aleancën në përgjithësi. Për Shqipërinë dhe Kroacinë, duke u bërë anëtarë i plotë i NATO-s është shpërblimi më i madh për përgatitjet që janë bërë për shumë vite, është një tregues i qartë i vizionit të atyre që për vite të tëra e kanë parë të ardhmen e tyre tek NATO”, theksoi Sheffer. Sipas tij “të dy këto vende tani do të kenë vendin e tyre në tryezën tonë, ku bëhen vendime për të formësuar sigurinë tonë euroatlantike dhe të dy këto vende tani mund të gëzojnë edhe garancitë më të mëdha të sigurisë që rrjedhin nga Traktati i Washington-it”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›