Shehaj: Do kërkojmë në Kushtetuese heqjen e mandatit të Xhaçkës, tjetërsoi pronën publike

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj në një deklararë për media ka bërë me dije se grupi i PD do të mbledhë firmat për të kërkuar në Gjykatën Kushtetuese heqjen e mandatit të Ministres Olta Xhaçka, pasi sipas tyre ka tjetërsuar pronën publike me firmë të Kryeministrit Rama.
Shehaj shtron pyetjen se si ka përfituar Ministrja Xhaçka nga pasuria e shtetit me vendimet e Kryeministrit Rama duke u bërë pronare e një resorti me 5 yjë në Dhërmi? Më tej, në një video ilustruese, Shehaj shpjegon se si Kryeministri Rama me 3 vendimet të firmosura nga vetë ai, i kaloi familjes Xhaçka në përdorim pronën publike dhe përfitime të tjera nga pasuria publike.
Argumentet e Shehajt
29/03/2021- Bashkëshorti i Xhaçkës Investitor Strategjik
Me firmën e Kryeministrit Rama, kompania “AG.Tǔ SH.P.K në pronësi të bashkëshortit të ministres Xhaçka, shpallet investitor strategjik për ndërtimin e resortit në Dhërmi, i cili parashikon marrjen e tokës në bregdet në përdorim për 30 vite.
25/06/2021- Krijohet kompania e kunatës së Xhaçkës
Për të shmangur formalisht shkeljen e ligjit, krijohet kompania “AGTÇ HOTEL MANAGEMENT”, në pronësi të kunatës së ministres Xhaçka, shtetases amerikane znj. Sutton, e cila prej vitesh jeton në Tiranë dhe bashkëjeton me vëllain e ministres Xhaçka.
Me këtë vendim familja Xhaçka përfiton nga pasuria e shtetit si investitor strategjik marrjen e pronës publike në përdorim deri në 30-vjet; infrastrukturë mbështetëse falas nga shteti si rrugë, ujësjellës, kanalizime, energji elektrike, telekomunikacion.
Familja Xhaccka ishte e vetëdijshme se përfitimet janë në shkelje të Kushtetutës dhe në 15 korrik 2021 Edi Rama ndryshoi vendimin e mëparshëm duke shtuar si investitor strategjik kunatën e ministres Xhaçka.
15/07/2021 Kunata e Xhaçkës Investitore Strategjike
Kryeministri Rama ndryshon vendimin e datës 22/02/2021 dhe shton kompaninë e kunatës si investitore strategjike.
02/03/2022- Kunata e Xhaçkës merr pronën publike në përdorim
Qeveria Rama i jep familjes Xhaçka tokën në bregdet në perdorim në shkelje të nenit 70 të Kushtetutës që ndalon çdo përfitim për deputetët nga pasuria e shtetit.
/rtsh.al/