E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valutat agresive ndaj lekut

Monedha shqiptare është dobësuar gjatë gjithë këtij muaji ndaj monedhave të huaja që këmbehen në Shqipëri. Kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë tregon tendencën gjithnjë e në rënie të vlerës së lekut ndaj euros, dollari dhe paundit britanik. Data një shkurt e ka gjetur euron në vlerën e 139 lekë e 40 qindarka, ndërsa pas 10 ditësh euro fitoi vlerë me 40 qindarka të tjera.

Gjatë këtij muaji euro ka kapur dhe vlerën maksimale prej 140 lekë e 50 qindarka, por shënoi një ulje të vogël. Gjithsesi tendenca ka qenë agresive ndaj lekut. Më shumë në vlerë leku ka humbur ndaj dollarit. Fillimi i muajit e kapi një dollar në vlerën e këmbimit me 101 lekë e 52 qindarka, ndërsa gjatë së premtes monedha jeshile arriti në vlerën e 103 lekë e 34 qindarka, duke u vlerësuar brenda 10 ditëve me rreth 2 lekë. Leku gjatë këtij muaji ka humbur vlerë dhe ndaj paundit britanik. Nga një shkurti kur kursi zyrtar ishte në 163 lekë e 55 qindarka, një paund sot vlerësohet me 165 lekë e 18 qindarka.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›