Sheikët këmbëngulin për Eto`o

Sheikët e Manchester Cityt duket se nuk do të heqin dorë lehtë nga sulmuesi i shumërkuar nga trajneri Roberto Mancini, kamerunasi Samuel Eto`o.
City ka hartuar një “Plan B” apo thënë më ndryshe një ofertë të re për sulmuesin e Interit, Eto`o.
Sipas të përditshmes italiane “Tuttosport” Inter pasi ka refuzuar mundësinë e një shkëmbimi me sulmuesin argjentinas Carlos Tevez, “Citizens” janë të gatshëm të ofrojnë 25 milionë euro për Eto`o, i cili ka deklaruar kohë më pare se ai dëshiron të luaje në Angli.
I gjithë ky insistim i Manchester Cityt për sulmuesin kamerunas, Samuel Eto`o vjen pas dështimit të transferimit të yllit kilian të Udineses, Alexis Sanchez.