Shek. XX, historia e Shqipërisë, si shkruhet ne Rusi
25/11/2004 Shek. XX, historia e Shqipërisë, si shkruhet ne Rusi
“Shqipëria, vendi më i vogël e më i dobët i Europës, që e fitoi pavarësinë kombëtare në fillim të shekullit XX, në vitin 1912, në jubileun e vet të njëqindvjetorit si shtet, duhet të ndahet më në fund nga emri i vendit më të varfër të Europës, i cili e ka ndjekur pas gjatë gjithë kësaj kohe”, kështu shprehet Nina D. Smirnova, (1928-2001) - doktore e shkencave historike, albanologe dhe përkthyese – që është një nga autoret më serioze që është marrë me studimin dhe interpretimin e historisë shqiptare. Ajo është e njohur jo vetëm në botën akademike ruse, por edhe në arenën ndërkombëtare për qëndrimet që ka mbajtur ndaj Shqipërisë dhe kontributin në pasurimin e historiografisë shqiptare me argumente, interpretime dhe dëshimi arkivash të panjohura dhe të paqëmutuara gjer sot.
Nina D. Smirnova është autore e gjashtë monografive historike kushtuar marrëdhënieve ndërkombëtare, rajonit të ballkanik në periudhat më të ndezura e të trazuara të këtij shekulli. Katër nga këto studime i kushtohen Shqipërisë dhe problemit shqiptar në Ballkan. “Politika ballkanike e Italisë fashiste. Vështrim i historisë diplomatike (1936-1941)” dhe “Politika e Italisë në Ballkan. Vështrim i historisë diplomatike të viteve (1922-1935)” janë dy nga veprat e tjera madhore të kësaj autoreje.
Nina Smirnova në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, që do të promovohet të premten, nga shtëpia botuese ‘Ideart”, sjell dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës. Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqësh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë. Smirnova ishte njohëse e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe njihte fare mirë frëngjishten, italishten dhe anglishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht. Këndvështrimet nga e cila ajo e sheh historinë e Shqipërisë hedhin dritë mbi mjaft anë të errëta, të shtrembëruara e pak të njohura mbi figurat, peronazhet, personalitetet dhe momentet historike më kulmore gjatë shekkulit XX.
Albanologja ruse Nina Smirnova për herë të parë thyen tabunë sllave në mbrojtje të çështjes shqiptare duke polemizuar hapur me kolegun e saj, studiuesin rus Jurij Mihajllloviç. Letra origjinale botohet për herë të parë në shqip, ekskluzivisht për gazetën “metropol”, në prag të promovimit të botimit të saj studimor “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”
Shqiptarët meritojnë mirënjohjen tonë
Letër e hapur drejtuar Jurij Mihajlloviç Lluzhkov
Fort i nderuari Jurij Mihajlloviç Lluzhkov
Lexova sot artikullin tuaj në “Izvestia” (“Kujtoj për të ardhmen”, 23.03.01), që shtjellon, në një plan krahasues, situatën në Shqipëri dhe Çeçeni dhe u habita nga pathosi i tij antishqiptar.
Ju e kini pësuar dikur nga disa shqiptarë rrugaçë, analfabetë dhe pa karakter, por kjo nuk do të thotë aspak se të gjithë shqiptarët meritojnë të renditen në radhët “e trafikantëve të armëve dhe narkotikëve, si njerëz të mbaruar, të pacipë dhe pa parime”, siç shkruani ju.
Ju jeni një orator dhe polemist i shkëlqyer, një prej politikanëve më të spikatur në Rusi. Juve ju njohin si brenda ashtu dhe jashtë kufijve të vendit dhe pikërisht kjo gjë nuk u jep as të drejtën më të vogël për të përdorur autoritetin tuaj që të përbaltni një popull të tërë.
Shqiptarët kanë një fat të ngatërruar.
Në shekujt XVII-XVIII, një pjesë e tyre, për t’iu shmangur hordhive turke u shpërngulën prej Ballkanit në Italinë e Jugut dhe në vende të tjera duke ruajtur atje gjuhën e tyre, kulturën dhe besimin e krishterë. Duke shërbyer në ushtrinë dhe flotën ruse, ata, për guximin e treguar në luftën ruso-turke, shqiptarët merituan mirënjohjen e shtetit rus, duke fituar kështu të drejtën për t’u ngulitur në Krime dhe në Jug të perandorisë në ditët e sotme (së sotme). Shërbimet luftarake të shqiptarëve janë gdhendur në pllakat e mermerta memoriale në sallën e Gjeorgjevskaja në Kremlin. Mund të bindeni dhe vetë, nëse do të kërkoni në anën e majtë të “Portave Perandorake”.
Shqiptarët kanë dhënë ndihmesë të spikatur në historinë dhe kulturën e shekujve XIX-XX. Po rendis vetëm disa emra tepër të njohur: themeluesin e shtetit të pavarur të Egjiptit, Ahmet Aliun, prej të cilit zë fill dinastia mbretërore egjiptiane, të parin kryeministër të Italisë së Bashkuar, Françesko Krispin, stërgjyshërit e të cilit i shpëtuan hordhisë, duke u selitur në Kalabri, themeluesin e gjuhës së sotme letrare turke, Sami Frashërin (Shemshedin-Beun). Mecenati dhe diplomati Faik Konica “krijoi” poetin e famshëm francez Gijom Apolinerin, prej djaloshit të ndrojtur, emigrantit polak Vilhelm Apolinar Kostrovickijt. Në ditët tona, në Grande Opera-n parisiene, shpalos shfaqjet e baletit të tij koreografi i shquar Angjelin Prelocaj (ai që ka qenë dhe tek ne), kurse në Moskë, po nga ajo Francë, erdhi disa vjet më parë, me spektaktin e tij edhe Rexhep Mitrovica. Dy vjet më parë, Ferid Murati, një përfaqësues i diasporës shqiptare në SHBA, fitoi çmimin “Nobel” në mjekësi.
Në Shqipëri, sot e kësaj dite, ka një qëndrim të admirueshëm ndaj Rusisë dhe kulturës së saj, pavarësisht nga përrenjtë e baltës që, njëtrajtshmërisht, vërshojnë në shtypin tonë kundër shqiptarëve. Lavdi Zotit që, në rrethe të gjera shoqërore të këtij vendi, ende nuk dinë gjë për këtë. Për shembull në nëntorin e vitit 2000, në Tiranë u zhvillua festivali i ansambleve folklorike, në të cilin mori pjesë dhe ansambli rus. Vendin e parë e zunë sllovenët, ndërsa çmimin e shikuesve, rusët. Ambasadori i tashëm i Shqipërisë në Moskë, ka studiuar dhe vetë dikur në shkollat ruse, ndërsa fëmijët e tij, gjithashtu i ka regjistruar në institucionet tona arsimore. Këshilltari i ambasadës është një poet i njohur shqiptar, që ka vuajtur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, të cilit i është dorëzuar nga vetë presidenti Jelcin Urdhëri i Miqësisë së Popujve për përkthimet në gjuhën shqipe të Eseninit dhe Pushkinit. Dhjetëra shqiptarë ndjekin studimet e larta në Universitetin e Moskës. Përfytyroni veç për një çast se çfarë duhet të ndjejnë ata duke lexuar faje të trilluara ndaj popullit dhe vendit të tyre!
Unë habitem se si mundeni ju, Juri Mihajlloviç, e harruat gjithë atë helm, që zbrazën kundër jush njerëz që lulëzojnë me bollëk në administratën e tanishme dhe pastaj të përfshiheni edhe vetë në një “fushatë” të tillë të ndërsjelltë, por kësaj radhe në nivel ndërkombëtar.
Unë nuk e di, ndaj mund vetëm të hamendësoj se kush na e jep këtë informacion për çështjen shqiptare në Ballkan. Gjithçka që kini shkruar prej fjalëve të tij (apo të tyre) është vetëm një lehje qensh. Këtë e them me të drejtën morale të asaj, që i ka përkushtuar historisë së Shqipërisë gjithë jetën e saj krijuese shkencore. Po, unë kam mbetur e vetmja nga historianet “klasike” që kam mbetur gjallë (në kuptimin që s’jam psikologe që shkruaj artikuj publicistikë) që merrem me këtë vend. Por jo se fle mbi dafina e vetmuar. Njohja e gjuhëve (në veçanti e shqipes, unë kam përfunduar në periudhën sovjetike si përkthyese për nivele të larta) më dha mundësinë të shfrytëzoj dokumente arkivore që nga Uashingtoni e deri në Romë dhe Beograd për të shkruar vepra shkencore dhe artikuj për problemet e marrëdhënieve ndërkombëtare në Europë dhe në Ballkan, në ndërkohën mes dy luftërave dhe pas tyre. Unë kam dhënë leksione speciale në Universitetin shtetëror të Moskës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe në Universitetin shtetëror të Moskës dhe në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të BRSS. Por tani dijet e mia nuk hyjnë më në punë. Profesionalizmi te ne nuk pi më ujë.
Nëse ju, Jurij Mihajlloviç, vërtet do të interesoheshit për të ditur se ç’do të thotë problem kosovar, atëherë do të udhëzonit ndihmësin tuaj të shfletojë përmbledhjen e artikujve “Kosova, probleme ndërkombëtare të krizës”, përgatitur nga fondacioni Karnegi dhe që u është dërguar juve vetjakisht në qershor të vitit 1999, domethënë përpara artikullit tuaj në Financial Times të 13 gushtit 1999. Aty është edhe artikulli im. Që ta pranonit atë do të ishte e pamundur, përderisa në rrethet tuaja drejtuese, një stereotip prej hekurbetoni, por që të kuptonit se Kosova, në asnjë mënyrë nuk është Çeçenia, jam e bindur se do të mundeshit. Dhe atëherë nuk do i këshillonit Perëndimit, NATO-s, Maqedonisë, Putinit dhe Ivanovit që të ndiqnin shembullin e politikës sonë në Çeçeni.
Ndërsa tani po paraqes disa vërejtje kalimthi rreth artikullit tuaj.
Midis shqiptarëve, nuk mund të hasësh përgjatë gjithë historisë së tyre asnjë luftë fetare apo për çështje besimi. Siç shprehet Vaso Pasho Shkodrani, një rilindas shqiptar dhe figurë shoqërore e fundshekullit XIX, “feja e shqiptarit është shqiptaria”, pra, ndërgjegjësimi i përkatësisë veç kombëtare. Shqiptarët kanë besim të krishterë, katolik, musliman (sunit dhe në një masë më të vogël shit) dhe bektashian (një urdhër dervishësh, të ndaluar me ligj në mesin e shekullit XIX nga feja islame zyrtare).
Në Shqipërinë e pasluftës (komuniste), të gjitha fetë ishin të ndaluara, disa breza njerëzorë nuk e kanë kapërcyer pragun e kishës, të xhamisë apo teqesë qoftë dhe për një herë të vetme.
Kur Millosheviçi, aq i dashur për të gjithë patriotët rusë, qysh prej vitit 1991, nisi të nxiste luftën kundër republikave të bashkuara, çka solli për pasojë rënien e Jugosllavisë, kalemxhinjtë rusë apo serbë nisën të shkruajnë për karakterin fetar të kundërvënies. Me një fjalë, të krishterët mbrojnë besimin e tyre nga muslimanët dhe katolikët. Asokohe në Kosovë, nisën të dëgjoheshin thirrje qesharake drejtuar muslimanëve për t’u kthyer në fenë e krishterë të stërgjyshërve të tyre.
Në vitin 1998, ishin serbët ata që përndoqën shqiptarët katolikë. Pikërisht ata, me metodën e tyre të “spastrimeve etnike”, të përsosur në Kosovë, i detyruan murgjit katolikë shqiptarë të Bosnjës t’ia mbathnin nëpër shtigje malore drejt Malit të Zi. Intervistën e njërit prej tyre e botoi gazeta “Biznesmeni”.
Jo shqiptarët, por serbët ishin shkaktarët e shkatërrimit të objekteve të kultit (musliman). Për këtë ka dëshmi dokumentare, të paraqitura nga E. Klladinaja në “Gazeta e Parlamentit” pas vizitës së saj në Kosovë. Atëherë shqiptarët ende nuk qenë kthyer dhe nuk kishin nisur të shkatërronin për hakmarrje kishat serbe. Midis të tjerash, të gjithë (ose pothuaj të gjithë) monumentet e krishtera të njohur për vlerat e tyre historike qëndrojnë më këmbë edhe sot e kësaj dite, sepse askush nuk i shkatërroi. Televizioni na paraqiti pamje nga shkatërrimi i një kishe, por këtë e shkatërruan nga ajri avionët e NATO-s, sepse dyshohej për një depo të fshehtë armësh.
Duke u nisur nga maji i vitit 1998 e deri në qershor 1999 në Kosovë u shkatërruan lart nga 200 xhami, teqe dhe biblioteka. Veçanërisht, si barbarët dikur, vepruan bandat e Arkanit (Razhnjatovskit).
Më 30 mars të vitit 1999, në pjesën antike të Gjakovës, serbët dogjën pazarin e vjetër të qytetit, si dhe shkatërruan Bibliotekën me dorëshkrime po aq të hershme, pranë xhamisë historike të Hadum Sulejman Efendiut.
Në prill të vitit 1999, çetnikët serbët të çetës “Koka e vdekur” përdhosën xhaminë e Donjem Livoçe (rrethinat e Gjilanit). Shkarravina më e kulturuar ish kjo: “Këtu do ta varrosim kufomën e NATO-s”. Të tilla fakte, qarqeve tona më të vërteta në botë, as që mund t’u shkojnë nëpër mend.
Ju kini të drejtë kur thoni se Kosova nuk u përfshi në përbërje të shtetit shqiptar, por kjo mund të thuhet ndërsjelltas përsa i përket përfshirjes së saj brenda Serbisë. Pavarësia e Shqipërisë u shpall, por pa u njohur prej askujt, në nëntor të vitit 1912, kurse Kosova u përfshi për herë të parë në përbërje të Serbisë pikërisht në periudhën e përpunimit të statusit të shtetit të ri dhe të përcaktimit të kufijve të tij, pas luftërave ballkanike të viteve 1912-1913. Përpara kësaj, në rrjedhë të pesëqindvjeçarëve të pushtimit turk, Kosova ishte një njësi administrative më vete në perandorinë osmane.
Në Kosovë nuk ka pasur asnjë kryengritje serbe me karakter antiturk, kurse kryengritje shqiptare ka pasur. Ndërkaq, më të fuqishmit kanë qenë ato të viteve 1878-1881, në 1899, në 1910-1912.
Studiuesja sovjetike J. G. Senkeviç, tashmë e ndarë nga jeta, ka shkruar për to në librat e saj në kapërcyell të viteve ’50-’60. Fill pas bashkangjitjes së Kosovës Serbisë, filloi dhe lufta e shqiptarëve për bashkimin me shtetin amë. Vetëm në vitin 1949, kjo çështje u hoq nga rendi i ditës dhe nuk u përmend më zyrtarisht në marrëdhëniet ndërqeveritare.
Shqiptarët dhe serbët kanë jetuar në Kosovë pranë njëri-tjetrit përgjatë gjithë historisë së kësaj treve. Mjafton të përmendësh luftën e famshme në të cilën mbreti serb, Llazari udhëhoqi ushtrinë e feudalëve ballkanas, midis të cilëve renditeshin edhe çetat e dhëndurëve të tij, serbit Vuk Brankoviç dhe shqiptarit Gjergj Balsha. Ndërkaq, dhëndëri serb e braktisi fushën e betejës, së bashku me çetën e tij, ndërsa shqiptari luftoi deri në fund…
Është pohuar sajesa e stërholluar (dhe primitive) se “komunisti internacionalist” Tito, me qëllim krijimin e një federate ballkanike, ka ftuar shqiptarët në Kosovë, aty nga fundi i luftës (interesante, por prej ku?), ndërsa bullgarët e Maqedonisë i ka riemëruar maqedonas. Këto marrëzi mund të mendohen vetëm prej një tuhafi, i cili e ka kaluar gjithë jetën larg njerëzve, në ndonjë fshat të humbur diku, ku nuk ka pasur as dritë elektrike dhe as gazeta, ose prej ndonjë kokëtrashi, që s’ka të dytë, i cili nuk njeh madje as alfabetin e gjuhës ruse dhe që për pasojë nuk ka se si të gjykojë qoftë dhe mbi dëshmitë më elementare nga doracakë, të bartur që prej shumë kohësh. Mbase nuk ia vlen të merresh fare me këto përçartje të marrësh.
Gjithashtu do të ngulmoj të shpreh shkurt atë që është më tipikja.
Shqiptarët në Jugosllavinë monarkiste kanë qenë përherë një trup i huaj dhe një popull i dorës së dytë. Kosova dhe terroristët shqiptarë të Maqedonisë cilësoheshin si një rajon i rëndësishëm strategjik, që hynte në sistemin e përftimit të sigurisë së shtetit jugosllav.
Në Beograd, ish përpunuar një program afatgjatë për ndryshimin e përbërjes etnike të krahinës, duke ngulitur atje serbë dhe malazezë dhe duke nxitur emigrimin e shqiptarëve. Ligjet për kolonizimin e rajoneve jugore të Jugosllavisë nga 24 shtatori i vitit 1920 dhe 11 qershorit të të vitit 1931 e mundësuan këtë proces, që u krye përmes dy fushatave të viteve 1922-1929 dhe 1933-1938.
Komisioni agrar i Xh. Kristiçit vuri në dukje se në disa rajone të veriut të vendit përbërja etnike kishte ndryshuar dhe se fshatrat sllave qenë shfaqur edhe aty ku më parë nuk kishte qofte dhe një serb të vetëm. Asokohe shumë prej familjeve shqiptare u shpërngulën, përmes një marrëveshjeje ndërqeveritare, nga Kosova për në Shqipëri. Unë kam qenë në këto rajone, kur punova në Shqipëri.
Në qershor të vitit 1938, u përpunua plani i vazhdimësisë së kësaj praktike të “çrrënjosjes së arnautëve”, sipas shprehjes së akademikut serb Çubriloviq, i cili në rininë e tij kishte marrë pjesë në vrasjen e Sarajevës, kurse pas Luftës së Dytë botërore, në përpunimin e planit të radhës (tashmë titist) të ndryshimit etnik të përbërjes së krahinës. Tito, e lejoi popullsinë muslimane (pas ndarjes me Stalinin) për t’u vendosur përfundimisht në Turqi, me qëllim që të shmangte kundërshtarët e regjimit. Atëherë ndodhi dhe shpërngulja masive e turqve, shqiptarëve dhe boshnjakëve.
Shqiptarët në Kosovë, sipas regjistrimit zyrtar të vitit 1921 kishin një epërsi të vogël ndaj popullsisë serbe, kurse në vitin 1981, kjo ishte domethënëse. Arsyeja bazë ishte lindshmëria e lartë e popullsisë shqiptare, jo vetëm në krahasim me Jugosllavinë, por edhe me vetë Europën.
V. Sheshel paraqiti mënyrën e tij për zgjidhjen rrënjësore të problemit shqiptar në Kosovë: një milion të shpërnguleshin, kurse një milion të tjerë të zhdukeshin. Madje ai u mor edhe vetë me këtë problem, duke bërë pjesë në qeverinë e Millosheviçit. Për eksodin e shqiptarëve te ne është shkruar shumë, ndonëse në mënyrë kontradiktore. Se çfarë ndodhi si pasojë e zbatimit të një politike të verbër, po e shikoni vetë e gjithë bota, e cila do të merret më pas gjatë me këto ngjarje.
Për Maqedoninë dhe maqedonasit.
Sipas vëzhgimeve tona dhe të sllavistëve perëndimorë, kombi maqedonas dhe gjuha e tij nisën të kristalizohen qysh nga fillimi i shekullit XX. I ndjeri Tito, ndaj të cilit tani janë vërsulur të gjithë qentë, në këtë mes, nuk ka asnjëlloj faji. Kjo ndodhi vetiu. Bullgarët dhe grekët, edhe sot e kësaj dite, e mohojnë qenësinë e kombit maqedonas dhe të gjuhës së tij. Shqiptarët asnjëherë nuk e përfshinë Maqedoninë në Shqipërinë e Madhe. Një koncept i tillë, Shqipëria e Madhe, në gjuhën shqipe nuk ekziston. Është serbi Ilia Garashanin (fundshekulli XIX), që e cilëson Maqedoninë pjesë të Serbisë së Madhe, ndërsa Jugosllavia duke iu bashkangjitur paktit të Treshes fashiste në vitin 1941, nënshkroi me “botën” një marrëveshje sekrete për njohjen e të drejtave të saj, ndaj Selanikut. Në vitin 1945, tashmë është Titoja, ai që i paraqiti Stalinit çështjen e të drejtave mbi Selanikun dhe Maqedoninë (bullgare). Ndërsa kryeministri i sotëm i Maqedonisë, Ljubço Gjeorgjevskij, para nja dhjetë vjetësh të shkuara, doli hapur për kthimin Maqedonisë “territoreve historike” duke ëndërruar që kongresin e ardhshëm të partisë së tij ta zhvillonte në Selanik.
Punë fort e ngatërruar kjo e problemeve territoriale ballkanike, për të cilat ju gjykoni me një mendjelehtësi të atillë, nga pozita juaj e pseudoekspertit. Unë ju vura në dukje veçse disa momente të rëndësishme. Kijeni, pra, ndjenjën e masës dhe mos kërceni, si në artikullin tuaj, degë më degë.
Nuk mund ta besoj se një burrë i mençur dhe i pashëm, fotografia e të cilin qëndron në krye të artikullit tuaj “Kujtoj për të ardhmen”, Kryetari i bashkisë për të cilin kam dhënë votën dhe autori i artikullit, janë i njëjti person.
Unë e kuptoj se ju shfaqeni tani “në rolin, jo të zakonshëm për ju, të politologut ndërkombëtar”, siç njoftonit shpesh. Po përse atëherë u dashka të turpëroheni, duke i besuar ndërgjegjes jo fort të pastër të hartuesit të këtyre “radhëve”?!
Ju duhet t’i fshini me një fshesë të madhe të gjithë këta të poshtër, të cilët ngjiten pas parave si mizat pas mjaltit. Më besoni, i dashur Juri Mihajlloviç, se nuk jam e vetmja që kam përjetuar dështimin e gjykimit tuaj.
Më falni për shprehjet e ashpra, por ndryshe nuk mundesha, për një Kryetar bashkie dhe njeri të mirë, kjo është fyese!
24.03.2001
NINA D. SMIRNOVA
doktore e shkencave historike, bashkëpunëtore shkencore drejtuese,
në Institutin e Historisë së Përgjithshme
përktheu nga rusishtja
Korab Hoxha
________________________________
* Titulli i shkrimit është vendosur nga botuesi dhe është nxjerrë nga teksti i letrës së hapur të Nina D. Smirnovës.
** Jurij Mihajlloviç Lluzhkov, historian, politolog dhe Kryetar i Bashkisë së Moskës, në kohën kur i drejtohet polemika.