E Diel, 1 Nëntor 2026

Shembet një pjesë e shkollës në Zgosht

08/01/2010  Rrëshqitjet, pezullohet mësimi
LIBRAZHD- Librazhdi goditet sërish nga rrëshqitjet e dheut. Këtë herë i ka takuar një shkolle në Zgosht. Sipas të dhënave nga drejtues të shkollës, ditët e fundit është dëmtuar muri anësor dhe dy klasa, në të cilat nuk është zhvilluar mësim. Ndërkohë avancimi i ndjeshëm i rrëshqitjes ka bërë që të pezullohet përkohësisht mësimi për shkak të rrezikut. Ndërkohë drejtoria e emergjencave civile pranë prefekturës Elbasan ka hartuar një projekt ndërhyrjeje për shkollën dhe mbrojtjen e saj. Projekti i është nisur Ministrisë së Arsimit, ku pritet të miratohet një fond, që do të bërë të mundur edhe mbrojtjen e godinës. 240 nxënës, duke filluar nga kopshti e deri në shkollën e mesme, si dhe 40 mësues kanë ndërprerë mësimin derisa të gjendet një zgjidhje. Ndërtesa ka pësuar çarje të mëdha në themele, mure dhe çati. Sipas mësuesve, nga çasti në çast godina rrezikon të shembet. Pritet qetësimi i situatës dhe ndalja e shirave për të filluar sërish në të njëjtën godinë, në të kundërt drejtoria arsimore do të kërkojë një tjetër godinë për të spostuar nxënësit dhe vazhduar mësimin. Vetëm një vit më parë situata për shkollën e Zgoshtit u regjistruan shembje dheu. Specialistë të prefekturës mbërritën në vendin e dëmtuar dhe hartuan një preventiv për ndërhyrje me qëllim shpëtimin e shkollës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›