E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shëmbet pallati te Zogu i Zi, shoqërohen 10 banorë

17/04/2005  Shëmbet një pallat katërkatësh në rrugën e Durrësit, i ndodhur në anën e djathtë, pas kryqëzimit të Zogut të Zi në Tiranë. Banorët e pallatit kanë kundërshtuar prishjen e godinës dhe si pasojë konflikti ka degjeneruar në një përplasje mes uniformave blu dhe qytetarëve. Lajmi është konfirmuar për gazetën edhe nga burime të policisë kryeqytetase, të cilat sqaruan se janë shoqëruar më shumë se 10 persona në komisariat për shkak të kundërshtimit, që i kanë bërë urdhërit të policisë. Nga banorët e zonës përreth dhe nga burime të policisë, mësohet se paraditen e djeshme fadromat e policisë ndërtimore janë drejtuar për prishjen e pallatit, në bazë të një urdhëri për rrëzimin e tij. Burimet e policisë pohuan dje se janë thirrur nga policia ndërtimore, pasi banorët e pallatit kanë kundërshtuar prishjen e tij. Për këtë shkak, aty kanë mbërritur forca të shumta policore, të cilat nuk kanë lejuar turmën të pengojë ekzekutimin e vendimit për prishjen e pallatit. Për të shuar konfliktin janë shoqëruar për në komisariat mbi 10 persona, të cilët janë liruar më pas, përfundojnë burimet e policisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›