E Diel, 1 Nëntor 2026

Vatoci: Bledari nuk ka rrëmbyer asnjë vajzë

17/04/2005  Vëllai i të arrestuarit: S'kemi qëlluar policinë, kujtuam se na vranë të afërmit

Bledar Vatoci është një nga të arrestuarit dy ditëve më parë në Bajram Curri të Tropojës. Familjarët e tij kanë reaguar pas prangosjes, duke hedhur poshtë pretendimin. Miriam Vatoci, vëllai i Bledarit, ka pohuar se askush nuk ka qëlluar me armë apo me gurë mbi policinë.

Ngjarja

Miriam Vatoci pohon se, "im vëlla ka qenë në një lokal me shokë të tij, kur rreth orës 13.00 të mesditës së dy ditëve më parë, janë rrethuar nga policia. Ai ka qenë person në kërkim dhe i dënuar nga gjykata me 2 vjet e tetë muaj burg. Ai nuk ka pasur armë dhe nuk ka qëlluar. Ndërsa policia ka gjuajtur të paktën 300 plumba mbi to. E kanë rrethuar dhe e kanë arrestuar. Na kanë lajmëruar të afërmit dhe kemi shkuar gjithë fshati për të marrë vesh çfarë bëhej. Ka dalë gjithë fshati dhe kemi ndaluar furgonët e policisë, sepse kemi kujtuar se i kanë vrarë. Pasi na kanë thënë se janë arrestuar dhe janë gjallë të padëmtuar, kemi shkuar në shtëpi". Por asnjëherë nuk i kemi qëlluar.

Dënimi

Miriami ka thënë se Bledari ka pasur shoqe vajzën për të cilën thuhet se e ka rrëmbyer. Ai a ka dashur atë dhe kishte vendosur që të martohej me të. Por, sipas të vëllait, ka qenë nëna e vajzës, familja e saj pengesë. Vajza dhe sot është në shkollë dhe nuk ka asnjë problem. Ngjarja ka ndodhur në maj të vitit 2003 dhe Bledari është dënuar me 2.8 vjet burg. Çështja, pohon vëllai i të arrestuarit, ka shkuar dhe në Apelin e Shkodrës, ku gjykimi nuk ka qenë i drejtë. Vëllai ishte i bindur se duhej ta kryente dënimin e dhënë nga gjykata dhe kishte vendosur të bënte këtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›