E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembje në Bulqizë, minatori humb jetën në galeri

BULQIZË- Një minator humbi jetën brenda galerisë 66 së minierës, në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur sot në mesditë, ndërsa raportohet se viktima është 55-vjeçari Fetah Shehu, punonjës i kompanisë ACR.

Burime nga vendngjarja bënë të ditur se minatori i ndjerë kishte hyrë në galerinë e braktisur numër 66 në zonën D, ku kanë nisur shembjet, të cilat kanë vazhuar për disa orë.

Shembejt brenda galerisë kanë bërë që 55-vjecari të bllokohet brenda saj pa mundur të dalë dhe duke mos i shpëtuar vdekjes, ndërsa ka qenë tepër e vështirë nxjerrja e trupit të tij. Ndërkaq, mësohet se ka qenë një minator tjetër, i cili ka njoftuar për ngjarjen e rëndë.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet.

NXIRRET NGA GALERIA TRUPI I PAJETË I MINATORIT
17:20 Trupi i pajetë i minatorit të ndjerë Fetah Shehu u nxorr nga galeria 66, pasditen e sotme. Trupi i pajetë i minatorit të ndjerë ka qëndruar për rreth 6 orë në zonën D të galerisë 66. Ndërkohë që pasi është nxjerrë ai është dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës. Minatorë të shumtë gjatë gjithë ditës janë përpjekur të nxjerrin nga galeria trupin e pajetë të 55-vjecarit, duke rrezikuar edhe jetën e tyre, për shkak se galeria e braktisur pritet të shembet nga momenti në moment. Në ndihmë të tyre mbërritën edhe grupi hetimor, përfaqësues nga Prokuroria, qytetarë të shumtë,  ndërkohë pasditete mbërritën edhe specialistë të RISHMN dhe grupi i avarisë së shpëtimit.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë që i kushtoi jetën minatorit 55-vjecar.Në minierën e Bulqizës në tre vitet e fundit kanë humbur jetën 27 minatorë dhe ende nuk ka asnjë të arrestuar për vdekjet e tyre si dhe një shpjegim për shkaqet .

RISHMI E GRUPI I AVARI SHPËTIMIT NË MINERË PËR TË NXJERRË TRUPIN E PAJETË
Ora 16:30 Në minierën e Bulqizës, ku sot humbi jetën fatkeqësisht minatori Fetah Shehu kanë mbërritur specialistë të RISHMN-it dhe grupit të avarisë së shpëtimit për të nxjerrrë trupin e pajetë të minatorit 55-vjecar. Që prej paradites së sotme po punohet për nxjerrjen e trupit të pajetë, ndërkohë që priten edhe forca të tjera nga Peshkopia, Korrospondenti i NEWS24, Enver Doci bën me dije se po vijojnë ende shembjet në galerinë numër 66 në zonën D të minerës së Bulqizës, ndëkohë mësohet se edhe personat që po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë të minatorit rrezikojnë jetën e tyre, pasi galeria e braktisur pritet të shembet nga momenti në moment për shkak të rrënimit të saj. Mësohet se minatori 55-vjecar ishte punonjës i firmës ACR, por për shkak se kjo firmë ka ndërprerë punimet në minierën e Bulqizës, ai është detyruar të punonte në minierën e braktisur.
(ma.ar/el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Përcarje në Sindikatën e Minatorëve, Përkoxha: Do padis Nikollën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›